Në fokus

February 4, 2019 | 9:22

Piero Angela: “Ne besojmë trurin e fëmijëve tanë tek mësuesit”

Duhet të kemi guxim t’u besojmë fëmijët tanë mësuesve të tyre, me ndërgjegjësimin se truri i tyre nuk i përket prindërve, por komunitetit.

“Mësuesi është personi, tek i cili një prind beson gjënë më të çmuar që ka fëmija i tij: trurin. Ai e beson atë për ta transformuar në një objekt të menduari. Por mësuesi është gjithashtu personi të cilit shteti ia beson gjënë më të çmuar: kolektivitetin e trurit, në mënyrë që ata të bëhen toka e së nesërmes”. Piero Angela

Ne kemi zgjedhur fjalët e Piero Angelës për qëndrueshmërinë e tyre. Në fakt, pak kohë më parë, gjatë transmetimit “Carta Bianca” Piero Angela pranoi: “Djali im Alberto ngeli në klasën e pestë. Si e kam pritur atë? E pra! Sepse nëse dikush nuk mëson mirë, duhet të dënohet. Këtu kemi prirjen të fajësojmë mësuesit. Por, mendova, nëse ai nuk ka mësuar mirë, ai duhet të ripërsërisë vitin. Unë besoj se ngelja ka shkaktuar një spirale të virtytshme. Cili është sekreti? Nuk e di, ndoshta sepse emocionet nuk përcillen vetëm me fjalë”.

Sot, për fat të keq, mbizotëron vizioni individualist, sipas të cilit jeta e individëve është çështje private. Ky vizion është ai që na shtyn të rritim fëmijët tanë brenda një flluske, të mbyllur në kullat e tyre të stolisura të sigurta nga të këqijat e botës. Është e qartë se shkolla shkon në drejtim të kundërt: komunitet, grup.

Dërgimi i fëmijëve tanë në shkollë nënkupton pranimin që ata do bëhen pjesë e një komuniteti, brenda së cilës mami dhe baba janë një pjesë dhe jo i tërë. Dërgimi i një fëmije në shkollë do të thotë të pranosh se një mësues e edukon atë për të zëvendësuar egon e kohës kur ai është në shtëpi dhe kur është në klasë.

 

Burimi / portalebambini.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top