Mirëqenie

April 11, 2020 | 8:14

Pija antivirale me vetëm tre përbërës

Thuhet se parandalimi është më i mirë se kurimi dhe për këtë arsye çdo gjë që mund të na ndihmojë të shmangim sëmundjen është e mirëseardhur. Të gjithë jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj sëmundjeve virale – pasi përvoja e këtyre ditëve na mëson shumë – por nëse adoptojmë zakone të caktuara jetese, për shembull një dietë të shëndetshme dhe shumë lëvizje, viruset mund të na gjejnë më të përgatitur për betejë.

Pija që sugjerojmë më poshtë përbëhet nga vetëm tre përbërës dhe do t’ju ndihmojë të përmirësoni çdo sëmundje të frymëmarrjes, pasi funksionon si një antiviral efektiv.

Pija përbëhet nga xhenxhefili, limoni dhe mjalti. Siç mund ta shihni, janë tre komponentë që mund të gjenden mjaft lehtë dhe që secili më vete, posedon gjithashtu veti të mjaftueshme shëruese.

Xhenxhefil

Me origjinë nga Lindja e Largët, i njohur dhe i vlerësuar për mijëra vjet në mjekësinë kineze dhe indiane, i përhapur në Mesdhe që nga kohërat e Aleksandrit të Madh (shekulli i tretë para Krishtit), xhenxhefili është një nga erëzat më të përdorura në gastronomi, për t’i dhënë shije të caktuar supave dhe salcave, falë aromës karakteristike dhe pikante.

Përdoret, ndër të tjera, për të trajtuar probleme gastrointestinale (diarre, dhimbje barku, dispepsi) dhe probleme të frymëmarrjes (grip, ftohje, dhimbje fyti, ethe, gëlbazë dhe astmë).

Limoni

Burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, A, kalciumit dhe kaliumit. Përdoret gjerësisht në mjekësinë natyrore dhe përdoret kryesisht për trajtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, përveç kësaj është një antiseptik i fuqishëm natyror.

Mjalti

Komponenti i tretë i pijes tonë antivirale është një energji natyrore dhe gjithashtu një antiseptik natyral, i shkëlqyeshëm për zbutjen e dhimbjeve të fytit dhe simptomave ftohëse.

Përbërësit për pijen antivirale:

  • 2 limonë
  • 1 rrënjë xhenxhefili jo shumë e madhe (pesëdhjetë gram)
  • 2 lugë mjaltë.

Përgatitja:

Lani të dy limonët, prijini në mes dhe hiqni farat; qëroni dhe pritni rrënjën e xhenxhefilit në copa të vogla; përzieni limonin xhenxhefilin dhe mjaltin. Masën e përftuar hidheni në një kavanoz qelqi me kapak.

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top