Mirëqenie

October 24, 2019 | 8:55

Pija magjike me mjaltë dhe kanellë që duhet konsumuar para se të flini

Konsumimi i pijes me mjaltë dhe kanellë para se të flini ndihmon në djegien e yndyrës. Kjo falë veprimit të aldehidës, një përbërës aktiv që gjendet në kanellë. Ky përbërës stimulon termogjenezën. Ky është një proces që prodhon nxehtësi dhe rrjedhimisht përmirëson metabolizmin e lipoideve, duke mbajtur nën kontroll kolesterolin dhe trigliceridet. Për më tepër, kanella është e dobishme për ata që duhet të humbin peshë sepse mban në kontroll sheqernat në gjak.

Mjalti, nga ana tjetër, vepron në metabolizëm duke mbajtur nën kontroll ndjenjën e urisë. Pija me mjaltë dhe kanellë është një pije vërtetë magjike, nëse konsumohet çdo ditë. Kudo vlerësohet shumë për virtytet e saj terapeutike. Mjalti dhe kanella ju bëjnë të humbni peshë nëse kombinohen me një dietë të ekuilibruar dhe aktivitet të mirë fizik. Mjalti dhe kanella, me fjalë të tjera, janë një ndihmës i mirë për humbjen e peshës. Me fjalë të tjera, mbështesin aktivitetet e nevojshme për t’u rikthyer në formë dhe për të djegur dhjamin.

Si ta përgatisni pijen me mjaltë dhe kanellë?

Për këtë pije ju duhet një lugë gjelle pluhur kanelle, dy lugë çaji mjaltë, një filxhan ujë, katër lugë gjelle lëng limoni.

Përgatitja: Vloni ujin, shtoni në të pluhurin e kanellës dhe lëreni të ziejë për 10 minuta. Më pas lëreni të ftohet dhe kur uji të jetë i vakët, shtoni mjaltin dhe lëngun e limonit. Pija është gati për t’u pirë. Për të marrë përfitimet maksimale kjo pije duhet të konsumohet në mbrëmje para se të flini, por edhe në mëngjes esëll. Kjo pije nuk rekomandohet për njerëzit me diabet. Gjithashtu bëni kujdes kur merrni disa ilaçe. Edhe në këto raste është gjithmonë mirë të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se ta pini këtë pije magjike.

Cilat janë përfitimet e mjaltit dhe kanellës?

Një lugë mjaltë dhe kanellë në ujë të nxehtë ju ndihmon të flini. Një lugë mjaltë dhe pluhur kanelle e përhapur në bukë për mëngjes, nga ana tjetër, zvogëlon depozitat e kolesterolit në muret arteriale dhe zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër. Mjalti dhe kanella së bashku forcojnë sistemin imunitar sepse mbrojnë kundër sulmit të viruseve dhe baktereve.

Mjalti dhe kanella së bashku shërojnë edhe artritin. Në këtë rast mund ta pini në mëngjes esëll dhe në mbrëmje para se të shkoni në shtrat. Një filxhan mjaltë dhe kanellë shërben gjithashtu për të humbur peshë. Thjesht merreni këtë pije pesëmbëdhjetë minuta para se të hani. Ndihmon në uljen e aciditetit dhe stimulon tretjen e duhur.

Çaji me mjaltë dhe kanellë, nga ana tjetër, është një ilaç për dhimbje fyti por edhe për kollë, ftohje dhe sinus. E gjithë kjo falë vetive antimikrobike të kanellës dhe vetive anti-inflamatore të mjaltit. Në këtë rast këshilla është të përdorni mjaltin e eukaliptit. Mjalti dhe kanella janë një përbërje magjike edhe për infeksionet e lëkurës. Thjesht aplikojeni atë në pjesët e prekura. Në rastin e puçrrave, për shembull, është e dobishme ta aplikoni atë në mbrëmje para gjumit për rreth pesëmbëdhjetë ditë.

Efektet e mjaltit dhe kanellës sjellin gjithashtu përfitime kundër kafshimeve të insekteve. Në këto raste kruajtja e shkaktuar nga kafshimet e insekteve zvogëlohet. Për këtë mjafton të masazhoni me mjaltë dhe kanellë në pjesën e prekur nga kafshimi.

 

 

Burimi / https://cefalunews.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top