Nëse filloni të konsumoni këtë pije, me siguri që do t’i shihni shumë shpejt përfitimet. Në mjekësinë popullore kineze kanella zë vend të veçantë dhe konsiderohet një ndër përbërësit më të mirë natyror për ftohje dhe grip.
Zakonisht përdoret në kombinim me çaj dhe me xhenxhefil të freskët. Në këtë mënyrë ajo ndihmon për forcimin e imunitetit, mirëpo, krahas kësaj, lehtëson edhe problemet me tretjen.
Prandaj, në mbrëmje, para se të flini gjumë, në 200 ml ujë të vluar hidhni dy lugë të vogla kanellë dhe një lugë mjaltë. Grini rreth një luge të vogël xhenxhefil dhe shtoni tri lugë lëng limoni dhe mbulojeni me pjatë të vogël.
Pas gjysmë ore pini gjysmën e kësaj pijeje, më së miri në mbrëmje para se të flini gjumë. Pjesën tjetër piheni në mëngjes, sapo të zgjoheni.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.