Të gjithë duam të kemi një trup në formë, por humbja e yndyrës është një sfidë e madhe për të gjithë. Edhe pse ushtrohemi nëpër palestra dhe djersitim shumë, sërish zhdukja e asaj shtrese yndyre në barkun tonë, na duket si një mision i pamundur. Ne tundohemi gjithmonë nga ushqimet e shijshme dhe për një moment harrojmë kilogramët tonë të tepërt.
Akumulimi i yndyrës në bark e bën shumë të vështirë dhe pothuajse të pamundur shkrirjen e dhjamit. Edhe nëse nuk hani orë të tëra, prapë nuk do e arrini qëllimin për humbjen plotësisht të peshës. Por, ekziston një lëng që shkrin gjithë atë yndyrë në barkun tuaj.
Ky lëng jeshil i bërë me kastravec dhe majdanoz mund të përshpejtojë procesin e humbjes së peshës dhe ka rezultate të shkëlqyera nëse konsumohet rregullisht. Mjafton të konsumohet çdo ditë në të njëjtën kohë para se të flini gjumë dhe zvogëlon fryrjen e stomakut si me magji.
Kastravec dhe majdanoz, një kombinim magjik për dhjamin e barkut
Kastravecat dhe majdanozi janë perime të njohura dhe përveç ndihmës për humbjen e peshës, ofrojnë shumë përfitime të tjera për shëndetin e përgjithshëm. Kastraveci ka përmbajtje të lartë uji dhe fibër dhe pothuajse asnjë kalori. Në fakt, 1 kastravec përmban vetëm 45 kalori dhe ndihmon në djegien e kalorive të tepërta duke nxitur procesin e tretjes.
Majdanozi njihet për vetitë e tij të buta diuretike dhe përmbajtjen e lartë të mineraleve dhe vitaminave. Ai jo vetëm që u shton shijen salcave, sallatave dhe gatimeve të ndryshme ku përdoret, por gjithashtu lehtëson mbajtjen e ujit dhe sulmon yndyrën e grumbulluar në trup.
Si ta përgatisni lëngun me kastravec me majdanoz:
Përbërësit:
-1 kastravec, i grirë feta-feta
-1 tufë majdanozi
-Gjysmë luge çaji xhenxhefil të grirë
-1 lugë çaji lëng limoni
Përgatitja:
Kombinoni të gjithë përbërësit dhe përzieni së bashku në një mikser derisa të kthehet në një formë të lëngshme pa copëza. Piheni këtë lëng çdo ditë gjatë natës, së paku 1 orë pas darkës për të marrë përfitimet e tij maksimale për humbjen e peshës.
Metabolizmi ynë është më i ngadalshëm gjatë natës. Kjo është arsyeja pse ne këshillohet të hamë herët sepse sistemi ynë tretës nuk është aq aktiv sa gjatë ditës. Konsumimi i lëngut të kastravecit me majdanoz, limon dhe xhenxhefil, tret ushqimin më shpejt, ndërkohë që ju bëni një gjumë të rehatshëm.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.