Mirëqenie

January 28, 2019 | 9:59

Pija me dy përbërës që pastron zorrën e trashë dhe parandalon kapsllëkun

Ne vendosëm të trajtonim sot një diskutim disi delikat rreth tranzitit tonë të zorrëve sepse shumë, për fat të keq, janë të zënë ngushtë të pranojnë se kanë këtë lloj problemi.

Dietat e sotme nuk janë gjithmonë të sakta dhe kjo shkakton bezdi të ndryshme. Dhe një nga problemet më të shpeshta është kapsllëku. Idealja do të ishte të përpiqeshim të hanim mirë, por ne e dimë se kjo nuk është gjithmonë e mundur.

Për të parandaluar akumulimin e substancave toksike brenda zorrës së trashë, ne mund të bëjmë një lloj pastrimi me ndihmën e një pije që ka efekte të dobishme në shëndetin tonë të zorrëve.

Ky ilaç shërben për të pastruar zorrën e trashë dhe për të luftuar kapsllëkun. Duke e konsumuar atë rregullisht do të vini re ndryshimet e dobishme që ndodhin brenda trupit tuaj.

Por le të shohim se çfarë ju nevojitet:

Përbërësit:

  • 2 lugë uthull e pafiltruar;
  • 2 lugë mjaltë i papërpunuar.

Ja se si ta përgatisim këtë ilaç:

Nuk keni nevojë të keni aftësi në kuzhinë… thjesht përzieni uthullën me mjaltin në një gotë dhe pijeni atë, mundësisht në mëngjes. Shija nuk është më e mirë, por me siguri do t’i vini re menjëherë përfitimet.

Por çfarë bën saktësisht  kjo pije?

Është një antimikrobik efektiv, një antioksidant i shkëlqyer, ju ndihmon të luftoni diabetin, një aleat i besuar në luftën kundër kilogramëve shtesë, lufton kolesterolin e keq, parandalon tumoret dhe mban nën kontroll tensionin.

 

Burimi / preferenca.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top