Mirëqenie

September 17, 2018 | 13:00

Pija që çliron mushkëritë dhe parandalon gërhitjen

Sa herë ju ka ndodhur të zgjoheni gjatë natës dhe të ndërroni vend, apo të mos gjeni më qetësi pasi partneri që keni në krah ose ndonjë pjesëtar i familjes gërhet? Me siguri me dhjetëra herë, pasi është një ndër shqetësimet më të përhapura në botë.

Sipas statistikave rreth 55% e popullsisë në botë gërhet. Gërhitja, ose siç njihet në gjuhë mjekësore rankopatia, shkaktohet nga ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes, gjë që rrit shpejtësinë e kalimit të ajrit nëpër to. Kjo lëvizje e përshpejtuar krijon vibrime në fund të gojës dhe fytit, tingulli i të cilave është pikërisht gërhima që ne dëgjojmë.

Për fat të mirë ekzistojnë shumë mënyra për të parandaluar gërhitjen dhe një ndër to është pija e mëposhtme:

Për të përgatitur këtë pije ju nevojiten:

1 kokërr limon

1 rrënjë xhinxher

1 mollë

1 karotë

200 ml ujë.

Lani fillimisht mollën dhe karotën, pastaj qërojini dhe kalojini në frulator. Shtoni limonin, rrënjën e xhinxherit dhe vazhdoni përzierjen derisa masa të bëhet e ujshme. Në fund bashkojeni me ujin e vakët dhe pijeni dy orë para se të flini. Acidi citrik që gjendet tek limoni eliminon toksinat që mblidhen në mushkëri dhe redukton mukozat nazale. Kurse ingredientët e tjerë përmbajnë vitamina A, C dhe E, antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatore dhe analgjezikë që çlirojnë mushkëritë.

 

Burimi / Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top