Këshilla & Arsye

November 1, 2017 | 11:09

Pija që djeg yndyrnat, pasi ta provoni na shkruani për përfitimet!

Çdo mbrëmje para se të flini, pijeni këtë përbërje dhe do të eliminoni gjithçka keni konsumuar gjatë ditës, sepse kjo përzierje ndihmon në pastrimin e organizmit nga yndyrnat gjatë 8 orëve të fundit. Kjo pije do t’ju ndihmojë të dobësoheni gjithashtu.

ok

Yndyrnat që grumbullohen rreth barkut apo vitheve janë armiku numër një i femrave. Por edhe dhjami i vendosur rreth kofshëve është i vështirë gjithashtu për t’u eliminuar, edhe nëse bën një dietë të ekuilibruar bashkë me aktivitetin fizik.

Por lajmi i mirë është që me këtë pije fare të thjeshtë në kushtet e shtëpisë, ju mund të hiqni shpejt dhjamin pa sforco, duke e shtuar këtë përzierje si lëngu djegës i yndyrnave para gjumit.

Produktet 100% natyralë janë përbërësit e kësaj pijeje.

1 shkop kanelle

1 lugë gjelle uthull molle

Disa gjethe majdanoz

1 kokërr limon

1 lugë gjelle mjaltë ose pluhur xhinxheri

½ litër ujë

Përgatitja dhe përdorimi:

Është fare e thjeshtë. Vendosni ujin në tenxhere dhe e lëmë të valojë. Shtojini përbërësit dhe pasi të vlojë pak minuta, shuajeni zjarrin dhe lëreni të ftohet. Kullojeni më pas dhe vendoseni në një enë me kapak.

Para se të flini një gotë nga ky lëng fantastik. Pasi ta provoni përreth dy javë, bëni peshën tuaj apo analizat e rastit, mandej na dërgoni përshtypjet tuaja. Jemi në pritje të përfitimeve që do të merrni.

Përgatiti Orjona Tresa

12

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top