Çdo organ punon çdo ditë për të larguar toksinat përmes procesit natyror metabolik. Shumë njerëz sot, në fakt e shohin detoksifikimin si një mjet për të humbur kilet e tepërta, por qëllimi i tij kryesor është të largojë toksinat. Ata e dinë që shtimi i masës muskulore do të djegë kalori, por më pak kalori se truri ynë, mëlçia, veshkat dhe zemra. Sa më mirë që të punojnë këto organe, aq më shumë kalori do digjini gjatë gjumit, ngrënies, frymëmarrjes, etj.
Roli i të dyja veshkave është të nxjerrë jashtë mbetjet dhe toksinat nga gjaku duke i shndërruar në urinë, pasi është pastruar nga mëlçia. Rekomandohet të pini shumë ujë gjatë detoksifikimit. Këshillohet pirja e çajit jeshil, pasi ai pastron veshkat pa prishur ekuilibrin e elektroliteve.
Pini ujë, mund të hani majdanoz, alfalfa etj.
Nëse keni ndonjë problem me veshkat, traktin urinar apo fshikëzën e urinës ju sjellim një pije që do t’ju zgjidhë problemin. Veshkat janë organ jetik në trupin tonë. Ato filtrojnë 200 litra gjak në ditë dhe nuk lejojnë që toksinat të futen në trupin tonë.
Armiqtë më të mëdhenj të veshkave janë proteinat shtazore, pijet me gaz, produktet OMGJ, ëmbëltuesit artificialë, kafeina dhe cigaret. Për të pastruar veshkat duhet të konsumoni ujë në sasi të lartë. Për të bërë një pije që largon problemet me veshkat ju duhen:
– 1 Kivi
– 1 Banane
– Lëngu i gjysmë kokrre limon
– ½ gotë arra
– ½ lugë majdanoz
– 1 gotë ujë
Të gjithë përbërësit e mësipërm hidhini në blender dhe përziejini. Limonin duhet ta shtrydhni përpara se ta hidhni në blender. Konsumojeni këtë pije çdo mëngjes esëll.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.