Shumë prej nesh kanë probleme me rritjen e flokëve, por edhe me shikimin e dobët. Edhe për këto probleme ka një zgjidhje nga mjekësia popullore. E gjithë ajo që duhet të bëni është të pini këtë përzierje të plotë me ushqime të shëndetshme, për të përmirësuar shikimin dhe shëndetin e flokëve tuaj.
Pas disa përdorimeve të përditshme, do të vëreni një përmirësim të ndjeshëm dhe do të ndiheni shumë më mirë.
Përbërësit e kërkuar:
200 gramë vaj liri
4 limona
1 kg mjaltë
3 thelpinj hudhër
Përgatitja: Pastroni hudhrën dhe vendoseni në një blender së bashku me 4 limona dhe përzieji. Shtoni në këtë përzierje vajin e lirit, mjaltin dhe vazhdoni t’i përzieni. Vendoseni masën e përftuar në një kavanoz, mbylleni dhe vendoseni në frigorifer.
Konsumoni një lugë gjelle gjysmë ore para çdo vakti, por konsumojeni me një lugë druri. Ju duhet të konsumoni 3 herë në ditë, para ngrënies, dhe do të shihni një përmirësim të gjendjes shëndetësore.
Burimi / www.shendeti.info
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.