Këshilla & Arsye

December 12, 2018 | 14:53

Pija që nuk duhet ta konsumoni nëse vunai nga tensioni i lartë

Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje e zakonshme në mesin e popullatës në Britani të Madhe, por nëse nuk trajtohet, mund të çojë në komplikacione të rënda shëndetësore. Mënyra më e mirë për të parandaluar gjendjen është duke konsumuar një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar dhe duke shmangur ushqime dhe pije të caktuara – një pije në veçanti rekomandohet fuqishëm nga ekspertët.

Ju duhet të shmangni alkoolin ose të zvogëloni sasinë tuaj të konsumit. Kjo është ajo që këshillohet nga ‘Superdrug Online Doctor’, sepse alkooli mund të rrisë presionin e gjakut.

 “Alkooli është gjithashtu i lartë në kalori, gjë që mund të çojë në shtimin e peshës së padëshiruar. Edhe nëse nuk jeni diagnostikuar me tension të lartë, vetëm një pije mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të gjendjes”, thotë Dr. Louisa Draper.

Ajo shpjegon: “Pirja e më shumë se tre pije alkoolike në ditë rrit deri në 70 % shanset për të zhvilluar hipertensionin”.

 

Burimi / www.express.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top