Mirëqenie

December 28, 2016 | 10:10

Pijet më të mira për të humbur peshë

Pijet më të mira për të humbur peshë janë:

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Lëngu i perimeve – Është një pije shumë e këshilluar për të gjithë ata që duan të humbasin peshë. Pirja e një gote me lëng perimesh e ndihmon organizmin, që të ndihet i plotë dhe i kënaqur shumë lehtë. Kështu që ju do të mund të konsumoni 135 kalori më pak në një ditë, nëse dietës tuaj i shtoni këtë lloj lëngu.

Çaji jeshil– mund të përshpejtojë metabolizmin dhe ju ndihmon të digjni më shumë kalori. Çaji jeshil, mund t’ju ndihmojë të digjni mesatarisht mes 35 dhe 43% më shumë kalori, sesa pijet e tjera.

Pije ushqyese – Edhe  këto lloj pijesh është provuar se japin efekte pozitive tek ata që i konsumojnë, sidomos falë përmbajtjes së lartë të mineraleve dhe vitaminave. Ndërkohë, arrijnë të falin një ndjesi ngopjeje. Por, është shumë e rëndësishme që t’i drejtoheni një specialisti përpara se t’i pini. Do të jetë ai që do t’ju thotë se cila është pija e duhur për ju, përveçse do t’ju rekomandojnë gjithashtu, se cila është sasia e duhur që duhet të pini çdo ditë.

Uji i kokosit – Kjo pije përmban shumë elektrolite të tjera: kjo do të thotë se ju mund të hidratoheni më mirë në krahasim me pijet që kanë përbërës të dëmshëm, si sasi të mëdha sheqeri, ose aroma artificiale. Uji i kokosit, ndër të tjera e bën më aktiv metabolizmin dhe jep më shumë energji.

Pija me xhenxhefil – Xhenxhefili ka veti të mira të panumërta, mes të cilave edhe atë për të stimuluar metabolizmin. Është perfekte pra pija me një rrënjë xhenxhefili, një limon dhe gjysmë litri ujë. Për të mos i shtuar kalori ekstra ideale është mirë, që këtë pije ta bëni pak më të ëmbël me ëmbëltues natyrorë, si për shembull me bimën stevia.

Ujë me limon dhe piper – Kjo është një pije shumë e thjeshtë për t’u përgatitur në shtëpi. Mjafton të përzieni lëngun e një limoni me një gjysmë litri ujë për të ndalur urinë. Ndërkohë, kësaj pijeje shtojini dhe pak piper të zi, i cili e përforcon veprimin e djegies së yndyrave.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top