Mirëqenie

December 19, 2018 | 13:57

Pijet natyrale që përmirësojnë funksionet e trurit

Ndiheni të turbulluar, pa përqendrim, me probleme kujtese? Merrni këto 5 pije natyrale që do të përmirësojnë funksionin e trurit tuaj…

Lëng panxhari: Lëngu i panxharit përmban vitaminë C, hekur, magnez dhe folatë, të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru dhe e ndihmojnë atë të funksionojë më mirë. Një studim tregoi se njerëzit që pinë rregullisht lëng panxhari kanë qarkullim më të mirë të gjakut në tru.

Lëng karote: Karota është një perime e pasur me lëndë ushqyese esenciale. Përmban sasi të larta të kaliumit dhe është një burim i shkëlqyeshëm i beta-carotenit, një antioksidant që mund të rrisë fuqinë tonë të trurit. Beta-caroteni mund të reduktojë stresin oksidativ në tru.

Kakao: Kakao mund të zvogëlojë presionin e gjakut dhe të ulë rrezikun e sulmit në zemër. Përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimi.

Çaj jeshil: Është një nga pijet më të shëndetshme që përmirëson aktivitetin e trurit dhe parandalon përkeqësimin kognitiv. Për më tepër, mbron neuronet nga dëmtimi!

Lëng shege: Lëngu i shegës përmban antioksidantë, vitamina dhe minerale të cilat mbrojnë trurin nga radikalet e lira dhe përmirësojnë shëndetin tuaj mendor. Studimet kanë treguar se lëngu i shegëve mund të ndihmojë në trajtimin e demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit, ndaj konsumojeni sa më shumë!

Shënim: Hani sa më shumë ushqime me omega 3, si arra, bajame, lajthi, avokado, peshk, etj.

 

Burimi / supershendeti.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top