Nëse dëshironi të humbni peshë, ju duhet të jini të kujdesshëm se çfarë të hani, por gjithashtu rëndësi të barabartë duhet t’i kushtoni edhe asaj se çfarë pini. Pije të caktuara mund të jenë të mahnitshme për djegien e yndyrës, por ka edhe pije të tjera të cilat në vete fshehin shumë kalori.
Prandaj, nëse qëllimi juaj është humbja e peshës, çfarë duhet të pini e çfarë të shmangni?
Uji
Uji ka ndikim pozitiv në metabolizmin tonë. Ekspertët ju këshillojnë të pini dy gota ujë para çdo vakti. Kjo do t’ju parandalojë të hani tepër dhe jua jep ndjenjën e ngopjes. Përndryshe, ju gjatë ditës duhet të pini mesatarisht 8 gota ujë. Megjithatë, kini kujdes të mos pini shumë ujë sepse konsumimi i tepërt mund t’i largojë vitaminat dhe mineralet nga trupi.
Kafja
Ju mund të pini kafe pa problem. Por, pa qumësht dhe sheqer. Kjo është ideale sepse kafja e shpejton metabolizmin dhe ka shumë pak kalori.
Pijet e gazuara
Pijet e gazuara duhet të shmangen sepse përmbajnë shumë kalori dhe sheqer. Nëse jeni adhurues të këtyre pijeve, mundohuni t’i zëvendësoni me lëngje frutash ose me ujë mineral.
Lëngjet frutash
Lëngjet e frutave duhet të konsumohen vetëm nga frutat e freskëta që shtrydhen. Kështu e dini se ai lëng është 100% natyral dhe nuk ka sheqer të shtuar.
Lëngjet e perimeve
Edhe lëngjet e perimeve mund t’i konsumoni lirshëm sepse përmbajnë shumë pak kalori.
Alkooli
Përveç se është i dëmshëm për shëndetin e përgjithshëm, shumica e pijeve alkoolike përmbajnë edhe sasi të mëdha të kalorive.
Çaji
Çaji është pije e shëndetshme që mund të konsumohet lirshëm, por pa sheqer. Në veçanti rekomandohet të pini çaj jeshil sepse është zgjedhje e shkëlqyer për humbje të peshës dhe funksionon edhe si “pastrues” i trupit sepse përmirëson aftësinë e tij për të larguar toksinat.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës rekomandohet të pihet çdo mëngjes nga një lugë çaji në ujë. Kjo ju jep ndjenjën e ngopjes dhe shpejton metabolizmin gjatë ditës.
Uji me limon
Limoni përmban shumë antioksidues të cilët rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe zvogëlojnë urinë. Gjithashtu, njerëzit të cilët konsumojnë sasi të mëdha të lëngut të limonit humbin peshë lehtë sepse vitamina C përshpejton metabolizmin.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.