Studim

June 19, 2018 | 12:56

Pijet që rrisin rrezikun e kancerit të gjirit

Nivele të larta të sheqerit të gjetura në pijet e gazuara dhe në ushqime si ketch up, mund të shkaktojnë kancerin në gji, thonë shkencëtarët.

Shkencëtarët amerikanë ushqyen disa minj me dietë perëndimore dhe pretendojnë se gjetën nivele të rritura të shansit për zhvillimin e tumorit në gji dhe një mundësi më të madhe që kanceri të shpërndahet edhe në mushkëri.

Për të kryer studimin ata morën disa minj, të cilët i ushqyen me sukrozë, një përbërës që shtohet në pijet e gazuara dhe në lëngje – gjithashtu edhe në mishin e përpunuar dhe ketch up.

Gjatë studimit të tyre, shkencëtarët gjetën nivele të rritura të shanseve për zhvillimin e tumorit në gji dhe një mundësi më të madhe që kanceri të shpërndahet edhe në mushkëri.

Minjtë të cilëve iu dha dieta pa sheqer, treguan se kishin më pak gjasa për të zhvilluar kancer, përfunduan shkencëtarët.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top