Një personalitet introvert karakterizohet nga një përqëndrim ekstrem në ndjenjat e brendshme; rrjedhimisht ka më pak vëmendje ndaj stimujve të jashtëm.
Nëse dilni pyesni dikë për t’ju përcaktuar një personalitet introvert ju do të dëgjoni terma të tilla si:
- të vetmuar
- nuk krijojnë marrëdhëniet shoqërore
- të heshtur…
Në anën tjetër ekstovertët janë diellorë, plot me miq, është një kënaqësitë flasësh me to.
Diferenca në mes introvertit dhe ekstrovertit
Të qenit introvert është një tipar në vetëvete as pozitiv as negativ. Është si kripa në kuzhinë në varësi se sa hedhim, ajo mund të përmirësojë shijen ose prishë atë. Në vend se të ndryshoni natyrën tuaj, ju mund të shfrytëzoni avantazhet e të qënit një introvert.
Pikat e forta të personalitetit introvert (të mbyllur):
1) Mendojnë para se të flasin
2) Ata preferojnë raportet e konsoliduara
3) Ata duan të jenë vetëm
4) Ata bëjnë një gjë në një kohë
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.