Piktori shqiptar me banim në Selanik Toni Sulo në bashkëpunim e Njësinë Kreative (një bërthamë e rëndësishme pranë Bashkisë Korçë, e përbërë nga 5 të rinj energjikë, kreativë dhe me vizion të gjerë), kanë bërë të mundur realizimin e një pikture murale në një nga pallatet e qytetit të Korçës.
Një karakteristikë dalluese e pikturës murale është se elementët arkitektonikë, të një hapësire të caktuar përfshihen në mënyrë harmonike në foto. Teknika ka qenë në përdorim nga fundi i shekullit të 19-të. Pikturat murale janë të rëndësishme për atë që ata sjellin në sferën publike. Shpesh, efektet vizuale janë një joshje për të tërhequr vëmendjen e publikut për çështjet sociale. Gjithashtu mund të thuhet se prania e madhe e muraleve publike mund të shtojë përmirësimin estetik dhe mirëqenien psikologjike në jetën e përditshme të banorëve.
Dhe me sa duket kjo Njësi Kreative e qytetit të Korçës nuk do të ndalet këtu.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.