Këshilla & Arsye

February 17, 2017 | 8:09

Pini kafe çdo mëngjes?! Ja çfarë përftoni

Gjatë viteve të fundit, studime të ndryshme kanë treguar për përfitimet e shumta të kafes. Një studim i fundit ka zbuluar se kafja e mëngjesit ndihmon në përmirësimin e kujtesës, largon stresin dhe parandalon një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, kancerin.

 

1

Gjatë një studimi të fundit, të publikuar tek revista “Scientific Reports”, u monitorua një receptor në tru që fillon të dobësohet me kalimin e moshës dhe me rritjen e niveleve të stresit. Me kalimin e kohës, në trurin tonë fillon të rritet numri i hormoneve të stresit. Ky proces ka një efekt të dëmshëm në memorien tonë. Studiuesit shkencorë nga instituti kërkimor francez “Inserm” e nxitën këtë proces të plakjes tek minjtë.

Ata më pas u dhanë atyre kafeinë, që bllokon dhe mbron receptorin e lidhur me moshën dhe stresin. Në fund të studimit u vu re një stabilizim i gjendjes mendore të minjve. Ky eksperiment mund të përdoret për studime të tjera në lidhje me shëndetin mendor.

Një tjetër studim i publikuar nga Revista Ndërkombëtare e Kancerit tregoi se konsumimi i kafes ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri në tru. Gjatë studimit u analizuan të dhënat e më shumë se 100 mijë njerëzve nga Qendra Japoneze e Shëndetit publik, përgjatë viteve 1990-2012. Hulumtuesit shkencorë nxorën të dhëna në lidhje me konsumimin e kafes dhe çajit jeshil, dhe i krahasuan ato me simptomat e zhvillimit të tumorit në tru. Midis çajit jeshil dhe tumorit në tru nuk u vu re asnjë lidhje. Ndërsa kafja kishte ulur rrezikun e zhvillimit të tumorit në tru tek popullsia japoneze.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top