Ata që pinë tri gota në ditë me kafe duket se do të jetojnë më gjatë në raport me ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë. Sipas një studimi të realizuar në 10 vende europiane, më i madhi i kryer ndonjëherë, me një pjesëmarrje më shumë se gjysmë milioni persona, u arrit në përfundimin se kafeina ndikonte në rritjen e jetëgjatësisë.
Duke konsumuar më shumë se një herë kafe në ditë ne, jo vetëm nuk dëmtojmë organizimin por përkundrazi reduktojmë shanset vdekjes së parakohshme. Në këtë mënyrë bie edhe miti i ngritur se kafeja ka ndikim negative në qarkullimin e gjakut. Ekspertët thonë se përfitimet e kafesë janë të shumta. Sipas tyre, kafeina ka efekte të rëndë-sishme mbrojtëse në mëlçi, dhe më shumë në përgjithësi ushtron efektet e tij të dobishme në gjithë trupin për shkak të përmbajtjes së lartë të molekulave antioksidant.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.