Këshilla & Arsye

July 18, 2020 | 8:06

Pini ujë gjatë gjithë ditës, por ndjeheni të dehidratuar? Ja pse ndodh kjo…

Hidratimi është i rëndësishëm dhe të gjithë e dimë tashmë. Megjithatë, ndonjëherë edhe konsumimi i ujit gjatë gjithë ditës nuk është i mjaftueshëm. Dehidratimi mund të varet nga faktorë të tjerë subjektiv.

Arsyet e dehidrimit:

Pini ujë vetëm kur keni etje. Nëse keni etje do të thotë që tashmë jeni në rrugën e dehidrimit. Pirja vetëm në atë moment nuk është e saktë. Përkundrazi duhet të pini në periudha të ndryshme të ditës, pothuajse gjatë gjithë ditës! Në këtë mënyrë trupi do të thithë shumë më tepër ujë.

Mund të keni një çekuilibër elektrolit. Qelizat e trupit tonë kanë nevojë për lëngje. Për këtë qëllim ndërhyjnë elektrolitet, si kaliumi dhe magnezi, kloruri dhe natriumi. Nëse pini shumë ujë, në mënyrë paradoksale këto elektrolite eliminohen, siç janë edhe fibrat. Dhe kjo ndodh edhe nëse djersitni shumë. Zgjidhja është integrimi i marrjes së lëngjeve dhe pijeeve të pasura me elektrolit (për shembull ujë kokosi ose lëng shalqiri). Gjithashtu duhet të konsumoni më shumë fruta dhe perime të pasura me fibra.

Lëngjet e gabuara. Nëse pini kafe me ujë, duhet të dini që është një diuretik, as pijet jo alkoolike nuk janë të dobishme. Të vetmet pije të dobishme për hidratim janë uji natyral dhe ato të pasura me elektrolite.

Mund të keni diabet. Ndjenja e dehidratimit dhe urinimit shpesh mund të jetë sinjali që trupi ynë po përpiqet të dëbojë sheqerin. Vlen të bëhet një test për të kontrolluar mundësinë.

Keni pasur probleme ose merrni ilaçe. Disa probleme, për shembull diarreja por edhe ethet, kontribuojnë në dehidrim. Por është gjithashtu një pasojë e disa ilaçeve, të tilla si diuretikët, laksativët.

Konsumoni shumë kripë. Kripa është thelbësore për të mbajtur ujin në trup. Do të thotë që pak kripë nuk ndihmon në hidratim, njësoj sikurse nuk ndihmon një sasi e tepërt.

Ju nuk pini sa duhet. Në fakt, konsumi i sasisë së duhur të ujit përcaktohet në bazë të peshës tuaj dhe aktivitetin fizik që kryeni. Prandaj është e mundur që 8 gota në ditë të mos jenë të mjaftueshme!

Kujdes!

Nëse përjetoni dehidrim kronik, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

 

 

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top