Mirëqenie

September 30, 2019 | 10:56

Piperina, një shpresë për obezët

Disa studiues nga Seuli kanë treguar si piperina (përbërës i piperit) përshpejton metabolizmin. Ata kanë nënvizuar se zbulimi i tyre është një revolucion i vërtetë për t’u dobësuar. Piperina ndikon në rënien në peshë më shpejt se sa me dieta apo ushtrime fizike.

piperina_768x600Shkencëtarët indianë kanë bërë një eksperiment, në të cilin kanë përfshirë 1200 femra mbipeshë, të cilat i ndanë në tre grupe. Grupi i parë duhet të bënte ushtrime në palestër, i dyti duhet të ndiqte regjimin e dietës Dukan, ndërsa i treti duhet të merrte kapsula me piperinë. Çdo grup për 90 ditë duhet të ndiqte vetëm një mënyrë dobësimi.

Pas tre muajsh, femrat u peshuan sërish dhe rezultatet ishin mbresëlënëse. Grupi që kishte përdorur kapsulat me piperinë ishte dobësuar mesatarisht me 18 kg dhe kushtet e tyre fizike ishin përmirësuar me 140%. Me të përfunduar ky studim, asnjëra prej zonjave nuk pësoi efektin yo-yo (rikthim të peshës së humbur).

Me këtë eksperiment shkencëtarët kanë provuar që, edhe pse me një stil sedentar jetese, është e mundur të arrihet linjë e hollë trupore dhe e tonifikuar. Studiuesit konfirmojnë se molekulat e piperinës kanë cilësi të forta dobësuese dhe ndihmojnë për të eliminuar përfundimisht problemet me mbipeshën.

Parimet e dobësimit që janë zbuluar lejojnë ruajtjen e linjave trupore pa ndryshuar aspak mënyrën e të ushqyerit. Ndërsa dietologët konfirmojnë se më në fund obeziteti është mposhtur falë piperinës dhe kapsulave që e përmbajnë atë.

Deri më sot, pak njerëz i dinin cilësinë dhe përfitimet e piperit të zi. Sipërfaqja e jashtme e piperit është një instrument i domosdoshëm në luftën kundër problemeve të mbipeshës. Studiuesit indianë shpjegojnë që veprimi dobësues i piperinës derivon nga aftësitë natyrale të uljes së sipërfaqes lipidike.

Kjo substancë përmirëson tretjen dhe bllokon shfaqjen e qelizave dhjamore. Në këtë mënyrë, organizmi nuk ka mundësi të depozitojë kaloritë. Për këtë arsye, piperina mund të përdoret gjerësisht për luftën kundër sëmundjeve që lidhen me obezitetin.

Përgatiti: O.T / Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top