Në kundërshtim me besimin mbizotërues, hulumtimet e reja kanë zbuluar se përdorimi afatgjatë i alkoolit i vendos meshkujt më shumë në rrezik sesa femrat.
Gjetjet, të paraqitura në Kolegjin Europian të Neuropsikofarmikologjisë që mbahet në Paris, sugjerojnë se përdorimi afatgjatë i alkoolit mund të ndryshojë funksionet e trurit dhe këto ndryshime janë dukshëm të ndryshme tek meshkujt dhe femrat.
“Ne gjetëm më shumë ndryshime në aktivitetin e trurit të meshkujve, sesa tek femrat, gjë që ishte një surprizë, pasi prisnim që kjo të ishte e anasjellta. Kjo do të thotë se funksioni i trurit të mashkullit ndryshon më shumë nga përdorimi afatgjatë i alkoolit”, u shprehën studiuesit.
Në studim morën pjesë një grup i vogël meshkujsh dhe femrash 23 deri në 28 vjeç, që konsumonin shumë alkool prej 10 vitesh.
“Ka dy lloje të receptorëve GABA, A dhe B. Përdorimi afatgjatë i alkoolit prek neurotransmetimin përmes dy llojeve në meshkuj, por vetëm një lloji, GABA-A, në femra”, thanë studiuesit.
Nga studimet e kafshëve aktiviteti i receptorit GABA-A ndikon në modelet e pirjes, ndërsa receptorët e GABA-B duket se janë të përfshira në dëshirën e përgjithshme për alkool.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.