Këshilla & Arsye

February 28, 2017 | 15:50

Pirja e kanabisit në këtë moshë dëmton përjetësisht trurin

Konsumimi i kanabisit gjatë adoleshencës, kryesisht në moshën 13-15 vjeç shkakton dëmtime të mëdha në shëndetin e trurit, që mund të çojë në skizofreni, humbje të vëmendjes dhe rënie të përhershme të inteligjensës.

1

Për të arritur në këto konkluzione, hulumtuesit në Universitetin e Maryland matën aktivitetin e trurit të minjve në adoleshencë, pasi ata ishin të ekspozuar ndaj niveleve të ulëta të kanabisit për 20 ditë.

Rezultatet treguan “luhatje kortikale” në trurin e tyre, të cilat janë pjesë përbërëse për shumë procese njohëse, dhe janë të parregullta në trurin e atyre që vuajnë nga skizofrenia.

Këto oshilacione zhvillohen gjatë adoleshencës, e cila mund të jetë arsyeja pse rreziqet janë rritur për ata që rregullisht përdorin drogën rreth kësaj moshe.

Droga preku shumë funksione të trurit të minjve, duke përfshirë përpunimin ndijor dhe planifikimin motorik. Këto probleme vazhduan edhe në moshën e rritur të minjve.

Hulumtuesit përsëritën eksperimentin tek minjtë më të vjetër dhe rezultatet ishin të ndryshme, duke treguar se efektet ishin specifike për trurin e të rinjve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top