Sipas një artikulli nga Guardian, kohët e fundit një numër i madh njerëzish po pinë qumësht të papërpunuar, ose qumësht nga lopët, delet ose kafshët e tjera që nuk është i pasterizuar ose homogjenizuar. Pasterizimi është procesi i ngrohjes së qumështit në temperatura specifike për të vrarë bakteret, ndërsa homogjenizimi është një proces mekanik i krijuar për të parandaluar që yndyra e qumështit të dalë lart, duke ruajtur një konsistencë më të trashë dhe një shije më të këndshme.
Numrat flasin vetë: sipas të dhënave nga Shoqata e Prodhuesve të qumështit të papërpunuar të cituar nga Guardian, prodhimi i qumështit të papërpunuar është rritur me 600% në Angli, Uells dhe Irlandë Veriore që nga viti 2014 për të përmbushur kërkesën në rritje.
Që atëherë, në Twitter ka filluar një debat mbi të mirat dhe të këqijat e qumështit të papërpunuar, ku një mikrobiolog mori më shumë se 38,000 pëlqime pasi shkroi: “Për dashurinë e Zotit, mos pi qumësht të papërpunuara “.
Çfarë ndodh, nëse këto dy procese nuk kanë përfunduar dhe pini qumësht të papërpunuar?
Qumështi i pa pastruar ose i homogjenizuar “mund të përmbajë disa mikrobe patogjene, përfshirë disa baktere vdekjeprurëse, si: Mycobacterium bovis, Listeria monocytogenes, Salmonella ose E. coli”, tha Dr. Jorje Gutierrez, profesor i mikrobiologjisë ushqimore në Universitetin e Surrey në HuffPost UK . Këto patogjene – shtoi ai – mund të shkaktojnë “infeksione fatale”.
Ndër kategoritë më të rrezikuara janë gratë shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe subjektet me imunitet të dobët, siç janë pacientët me kancer.
Burimi / https://www.supereva.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.