Në fokus

June 25, 2019 | 13:48

Planifikimi i kohës së pushimit nënkupton reduktim të argëtimin

Të paktën gjatë pushimeve mund të heqim dorë nga një gjë që e bëjmë gjatë gjithë vitit: Planifikimi i ditës tonë nga ora në orë dhe minutë pas minute.

Bëhemi një orë alarmi aktive 24 orë në ditë, me një tingull zile që na kujton kohën e skaduar dhe angazhimin e ardhshëm. Jeta e mbërthyer në ankth të performancës, e grimcuar në një dimension të kohës së tanishme, e furishme sipas përkufizimit, gjithmonë me frikën e bërjes së gabimeve, punon si një orë që duhet të konsultohet çdo moment. Ankthi i akumuluar, stresi, tensioni nuk e lirojnë kurrë kreativitetin e dikujt.

Për disa ditë, ne kemi mundësi të shëndetshme për të përmbysur tryezën. Mos planifikoni asgjë nga koha juaj që keni në dispozicion, përqendrohuni  tek momenti.  Ky është pushimi i vërtetë. Kjo do të thotë të mos humbësh kohën që ke.

Një hulumtim nga Ohio State University dhe Rutgers Business School, i kryer përmes analizës së sjelljeve gjatë një periudhe prej nëntë muajsh, tregon shkencërisht se koha e planifikimit gjatë pushimeve nënkupton harrim.

Duke parë orën dhe duke shënuar gjithçka në një kalendar duket një ndjesi, por është diçka më shumë. Një mënyrë jetese që shkurton kënaqësitë e jetës. Për më tepër, studiuesit Selin Malkoc dhe Gabriella Tonietto paralajmërojnë se planifikimi i kohës së pushimit nënkupton zvogëlimin e kënaqësisë së argëtimit.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: marketing@panorama.com.al

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top