Këshilla & Arsye

August 6, 2018 | 10:40

Plazhi, një palestër në qiell të hapur

Diell, rërë dhe liri: ja fjalët kyçe për të trasnformuar plazhin në një qendër të vërtetë estetike

plazh

Pushimet, më në fund mbërritën! Cila është mënyra më e mirë për ta transformuar kohën tuaj të lirë në një kohë ideale për? Ne mund të përdorim plazhin dhe detin si një palestër në natyrë: të vrapojmë, të ecim, të notojmë dhe të largojmë mendimet negative. Për më tepër, drita e diellit ka një ndikim pozitiv në gjendjen tonë shpirtërore. Për t’u ushtruar, përdorim rërën dhe ujin e detit: përveç forcimit të muskujve dhe rimarrjes së tonifikimit, do të kemi një lëkurë të butë dhe të ndritshme.

Kush e fillon mirë: koha më e përshtatshme për shëtitje të gjata është pa dyshim mëngjesi. Për të maksimizuar rezultatet, na duhet të alternojmë shëtitjet në rërë me lëvizjet në ujë. Në këtë mënyrë do të shmangim mërzitjen dhe do të kemi përfitime të rëndësishme në qarkullimin e gjakut. Një ilaç i shkëlqyer për të luftuar celulitin dhe për t’u tonifikuar. I vetmi kusht: të ecim të paktën gjysmë ore për të maksimizuar përfitimet e ecjes.

Lamtumirë të nxehtit dhe afshit: për të luftuar humbjen e lëngjeve dhe kripërat minerale, duhet  të shtojmë konsumin e frutave dhe perimeve sezonale. Harrojini pijet alkoolike dhe të gazuara dhe zgjidhni ujin, i çmuar dhe themelor për shëndetin. Për drekë, zgjidhni perimet, të freskëta ose të pjekura në skarë dhe sallatat, por kini kujdes, që të mos e teproni me konsumin e tepruar të produkteve të qumështit. Si antiparazit, zgjidhni kosin, mjaltin, arrat dhe farat, të cilat janë të pasura me Omega-3 dhe magnez, thelbësore për të luftuar lodhjen.

Një zhytje drejt mirëqenies: lë të përfitojmë nga noti në det për të lëvizur pa djersitje. Simulojmë një kredhje për të lëvizur krahët dhe këmbët, duke notuar për tonifikimin e muskujve dhe për të luftuar dhimbjen. Lëvizjet në vendnumëro forcojnë kofshët dhe të ndenjurat. Të mos harrojmë se uji i kripur ndihmon në drenimin dhe çënjtjen falë procesit të osmozës. Është uji shumë i ftohtë? Një arsye tjetër për një udhëtim me varkë me pedale: asgjë më mirë se një pedalim në ujë, ndihmon për forcimin e kofshëve, pa harruar anën argëtuese të aktivitetit fizik.

1

Të thahesh në diell: pas një banjoje në det, le të shtrihemi në diell dhe të thahemi natyrshëm. Uji i kripur është një ilaç për çënjtjen e muskujve dhe është i dobishëm për shëndetin e sistemit të frymëmarrjes dhe gjithashtu ka efekte të fuqishme antibakteriale dhe dezinfektuese. Masazhimi i lëkurës së lagur me lëvizje rrethore nga fundi në krye, nga kyçet në fytyrë do të jetë e përkryer për të zbutur dhe për të ngjyrosur lëkurën.

Skalitni muskujt: nëse duam të përfitojmë nga pushimet për të ripasur një trup në formë, mund të përdorim për shembull dy shishe uji, si pesha për ushtrime që synojnë tonifikimin. Nën çadër, mbushim dy bidonë të mëdhenj plastik, duke kryer ushtrime ngritje peshash për krahët. Së fundi, për të mos harruar prekjen e bukurisë, përdorim rërë për një efekt të pastër, ideal për të zbutur lëkurën e thatë të bërrylave dhe këmbëve të thatë. Këshilla e mençur? Në fund të ditës nuk duhet të harrojmë që të masazhojmë lëkurën me vaj natyral dhe aloe për një hidratim të lartë.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi TgCom.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top