Kush ka problem me memorien apo do të parandalojë sëmundje të vështira duket të provojë të konsumojë shafran. Konsumimi i përditshëm i vetëm një grami shafran mund të ndikojë në përmirësimin e memories afatshkurtër.
Ky është rezultati i dalë një studim i publikuar në revistën ‘Asia Pacific Journal of Clinical Nutrition’. Ky pluhur ka vlera të mëdha kuruese dhe përdoret shpesh në kuzhinën tradicionale aziatike. Në studimin e kryer morën pjesë persona mbi moshën 60-vjeçare që kishin shfaqur probleme me kujtesën si pasojë e diabetit.
Pas një diete që përfshinte 1 gram shafran, shkencëtarët zbuluan se pluhuri “çudibërës” u kishte përmirësuar ndjeshëm kujtesën pacientëve që morën pjesë në eksperiment.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.