Këshilla & Arsye

December 10, 2016 | 19:54

Po ju cilën qepë do zgjidhnit në kuzhinë?

Dallimi midis qepëve të kuqe, të bardha dhe të verdha? Lexoni si më poshtë dhe do të qartësoni idetë tuaja.

qepet

Kur ju shihni një recetë që kërkon përdorimin e qepës së verdhë apo të kuqe, ju mund të mendoni se cilëndo të zgjidhni, është e duhura, vetëm të mos ketë qëndruar në frigorifer. Por kur disa receta tregojnë për një lloj qepe të veçantë, ju mund të befasoheni nga ajo që do të dëgjoni, që aktualisht nënkupton qepën e duhur.

E kuqe, e verdhë apo qepë e bardhë, të gjitha variantet të ndryshme në shije, formë dhe ngjyrë, por që zakonisht mund të zëvendësojnë njëra-tjetrën. Në gjuhën e gatimit, qëllimi është i njëjtë, por me një ndryshim në shije.

Para se të mësoni ndryshimin, si e kuptoni se cilën qepë duhet të blini në dyqan?

Kur blejmë qepë priremi që të zgjedhim ato më të fortat. Përjashtojmë gjithmonë qepët e buta, pasi ato kanë një erë të pakëndshme. Këto shenja tregojnë që qepa është e vjetër. Me përjashtim të qepëve të ëmbla, të gjitha llojet e tjera mund të ruhen për disa javë në vende të ftohta, të errëta ose në dollap.

Por përse qepët e ëmbla ruhen ndryshe?

Qepët e verdha

te-verdhaKëto janë lloji më i përdorur në kuzhinë, të cilat ndihmojnë gjithashtu në një ekulibër të mirë të astringency-së, substancë kimike që ka tendencë të tkurrë apo të ngushtojë indet e trupit si dhe të ketë efekt ëmbëlsues në gatim.

 

onion and parsley

Qepët e bardha

Këto qepë ngjajnë më të veçanta se sa qepët e tjera. Ky lloj ka tendencë të ketë shije të mprehtë dhe më të athët se qepa e verdhë. Ato mund të gatuhen si qepët e verdha.

Qepët e ëmbla

te-embla

Edhe pse mund të ngjajnë me qepët e verdha, ato kanë shije krejtësisht të ndryshme. Nuk janë djegëse, kanë shije karakteristike që lëngëzon në gojë dhe i japin shije gatimit. Ato mund të përdoren në specialitete të ndryshme, duke u konsumuar të gjalla. Qepët e ëmbla duhen ruajtur në frigorifer, ndryshe nga llojet e tjera.

te-kuqeQepët e kuqe

Ngjyra e purpurt në atë ngjyrë mishi është karakteristikë e këtij lloji qepësh. Përveç faktit që ngjajnë ndryshe nga familja e tyre e madhe, qepët e kuqe janë mjaft të ngjashme me qepët e verdha në shije. Ato përdoren më shpesh në sallatë, salca dhe përgatitje të tjera, pikërisht për ngjyrën e tyre të bukur dhe shijen relativisht të butë.

Përdorimi i shpejtë: nëse gjeni shije shumë regjëse tek qepët e kuqe, provoni t’i njomni ato me ujë përpara se t’i shërbeni. Kjo do t’ua heqë athtësinë dhe aciditetin e tepruar.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top