Mijëvjeçari i ri ka sjellë ndryshime thelbësore në aspekte të shumta të shoqërisë. Ka përparuar teknologjia, shkenca të ndryshme. Gjithçka ka shkuar drejt ideve inovatore, risi në shpejtësi dhe afatshkurta në zbatim.
Kulinaria është një nga fushat ku përparimi ideoartistik i kuzhinës, i ka qëndruar besnik thelbit, traditës së vendeve, bashkëngjitur dhe kombinuar me bashkëkohoren dhe gërshetimin e kulturave të disa kombeve. A-ja e tryezës natyrisht që është shtrimi i saj, ana estetike dhe zgjedhja e aksesorëve që i bëjnë sa të shijshme aq dhe tërheqëse gatimet. Në ceremoni zyrtare, data të shënuara, përvjetorë a gëzime festash historike apo pagane, tavolinat dhe përzgjedhja e një menuje të veçantë, janë thelbi i argëtimit të të gjithë të ftuarve në tryezë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.