Këshilla & Arsye

July 11, 2017 | 9:44

Poezia e Rudina Merkurit, një hyjnizim i realitetit

“Çdo sekret i shpirtit të shkrimtarit, çdo përvojë e jetës së tij, çdo cilësi e mendjes së tij, është e shkruar në veprat e tij.”-Virginia Woolf

E tillë është poezia e autores Rudina Merkuri ku çdo emocion ka gjetur mendimin e saj dhe mendimi ka gjetur fjalët.

Libri “Violinat e shiut” paraqet harmoninë e matricave shpirtërore, ekuivalencën, ngjyrat dhe magjinë e koshiencës së autores.

1

Kush është Rudina Merkuri?

19904416_10213371072461959_1196475899_nRudina Merkuri është lindur në qytetin e Vlorës më 10.6.1970. Edhe pse është diplomuar në degën e Infermierisë në Fakultetin e Shëndetit Publik dhe Master Shkencor në degën Patologji e Përgjithshme, nuk ka hequr kurrë dorë nga pasioni i saj për të shkruarit.

“Në poezitë e mia gjej vetveten, plotësohem, mbushem, duke ndërtuar një trajektore të botës shpirtërore me realitetin ku jetojmë, midis të bukurës apo të shëmtuarës, midis shpirtit njerëzor dhe lojës së hidhur bolero që na shfaqet. Pra, gjej grimcat e duhura, që shërbejnë si muzë frymëzimi për më tej,” shprehet autorja.

Poezi të botuara në librin “Violinat e Shiut”

Kisha harruar…

Kisha harruar,

Se kështjella ku luanim,

Ishte pronë mbreti,

Çapkën mbi valë,

Vallëzim lulnaje,

Me të vetmin dashuri pa fjalë.

 

Luante dhe princi,

Një djalë hokatar,

Ecte hijerëndë,

Brinjë lëshuar pa fjalë.

 

Thonë që fliste me zjarrin,

Përpëlitej në mesnatë,

Mëngjesi e gjente,

Furtunë si tallaz.

 

Kisha harruar si pinim verë,

Kapeshim rob në lëndinë,

I druheshim kristalit,

Nga doli një Doruntinë.

 

Kisha harruar,

Se vetëm kur dashuronim,

Vlonte gjak i marrë,

Flisnim me natën,

Në djegien e ledhatimit mëkatar…..

 

***

E kupton lirinë time…

E kupton!

Që ti je supi më i ngrohtë

Muzikë ku tingujt tanë

Nxjerrin dufin, ndjenjën

Perlën ku matesh

Të më mbash në grusht

Apo kukull e lodhur në shtëpi?!

 

E kupton lirinë time

Zogjtë e mi çuçuritës

Që luajnë në shpirt

E prapë trokasin

Në portën e shtegtarit.

 

Po erën që fryn e ndjen

Tufanin që bërtet pa reshtur

Në dritaren tonë?!

Mos prit të vijë dëbora

Se nesër akujt mezi shkrijnë

Në lotin e tyre…..

 

***

 

Eja ëndrra ime…

Ti natën bredh e çoroditur

Ëndrra ime

Pa shkak e pasion

Shkul dhëmbët e tërbimit

Lehtë ngre muze

Nga varri me të vdekurit bisedon.

Ngrihesh hënë e verdhë

Nga larg loz kukafshehthi

Puth të vetmen që do

Me kurorë dridhjesh nusëron.

Kam frikë se vjen dielli

Vjen e të rrëmben

S’mund t’i vë dritare jetës

Kur perdja merimangë

Zë e vështron!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top