Këshilla & Arsye

January 2, 2017 | 10:59

Poezia ndihmon në problemet psikologjike

Leximi, në veçanti poezia, i bën mirë shpirtit, më shumë se sa një seancë te psikanalisti. Ky është përfundimi i një studimi anglez nga Universiteti i Liverpulit, sipas të cilit, të lexosh veprat e autorëve të mëdhenj çliron në tru diçka që ndihmon reflektimin dhe vlerësimin e përvojave.

1

Mirëpo, ka një detaj: duhet të lexohen versionet e plota, jo ato të thjeshtëzuarat. Ekspertët kanë analizuar trurin e një grupi vullnetarësh gjatë leximit të veprave të Shakespeare-it, Larkin dhe të tjerëve autorë të mëdhenj klasikë dhe kanë përballur rezultatet me tekstet më të thjeshta. Një vëmendje e veçantë iu dha studimit të aktivitetit cerebral të lexuesve përballë fjalëve të pazakonta apo strukturave sintatike komplekse. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se poezia provokon një aktivitet më të madh në hemisferën e djathtë të trurit, fusha ku gjendet “memoria autobiografike”. Praktikisht, poezia aktivizon disa mekanizma të rikujtesës, duke e bërë lexuesin të reflektojë dhe të rimendojë mbi përvojat e jetuara, metodë e cila përdoret edhe nga psikoterapistët. Me pak fjalë, para se të lexoni librat psikologjikë për t’u gjetur zgjidhje problemeve të ndryshme, më mirë lexoni një libër me poezi nga autorë klasikë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top