Në Shqipëri, sipas shifrave të bëra publike edhe nga INSTAT, pjesa e popullsisë 65 vjeç e lart është rritur nga 5 në 11 përqind ndërmjet viteve 1989 dhe 2011, për të arritur në 13% në 2016-n dhe 29% deri në 2060-n. E krahasuar me shtetet e tjera në botë, vendi ynë nuk ndodhet ende në zonën e “rrezikut të lartë” nga plakja e popullsisë, por po shkon me shpejtësi drejt saj. Me uljen e fertilitetin dhe emigracionin e rritur, duhet të adresojë problematikat nga po preket… Japonia është shteti më i vjetër në botë, me 23 % të popullsisë mbi moshën 65 vjeçe. Sipas një harte botërore të përpiluar nga Pew Research Center, jepet një panoramë e plotë e shteteve më popullsinë më të plakur.
E ndarë në zona, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia ndodhen në zonën e mesme. Situatë krejtësisht ndryshe paraqitet për fqinjin tonë Italinë, të cilët së bashku me Japoninë dhe Gjermaninë janë shtetet me popullsinë më të plakur.
Shteti më popullsinë me të re
shfaqet Emiratet e Bashkuara Arabe. Në Shqipëri, sipas shifrave të bëra publike edhe nga INSTAT, pjesa e popullsisë 65 vjeç e lart është rritur nga 5 në 11 përqind ndërmjet viteve 1989 dhe 2011. Në vitin 2016, kjo peshë është rritur më tej, duke arritur në 13%. Kjo tendencë parashikohet në rritje në vitet në vijim. INSTAT nënvizon se përqindja e më të vjetërve do të rritet nga 11 përqind në vitin 2011 në 29 përqind në vitin 2060, ndërsa përqindja e fëmijëve është projektuar të përgjysmohet, duke arritur 12 përqind në vitin 2060.
Çfarë rreziku ka plakja e popullsisë?
Sipas raportit, popullsitë e reja zakonisht konsiderohet si një “dhuratë ekonomike” për shtetet. Kur mosha 15-64 vjeç, ajo aktive për punë, është më e madhe se sa mosha që nuk punon, zakonisht ka një nxitje dhe zhvillim të produktivitetit ekonomik. Po kur kemi të bëjmë me të anasjelltën? Shtetet duhet të gjejnë mënyrë që t’i kushtojnë vëmendjen e duhur popullsisë së tyre duke u plakur. Pew Center tregon në studim se 41 % e amerikanëve në moshë pune besojnë se nuk kanë asnjë siguri për benefite në kohën që do arrijnë pensionin. Ndërsa punonjësit plaken dhe dalin nga forca e punës active, njerëzit më të rinj supozohet se do të hyjnë në këtë skemë dhe të kontribuojnë në pagimin e taksave, që në moshë të madhe i mbështet ato. Por, dukuria e uljes së lindshmërisë është një tjetër arsye që sjell vetëm probleme panoramës së të gjithë botës që po plaket. Studimi tregon se me problematikën e plakjes po përballen kryesisht vendet e zhvilluara (ashtu sikurse edhe me uljen e fertilitetit), por në fakt, referuar të dhënave të studimeve të fundit, një popullsi e plakur nuk është më një fenomen që i përket shoqërive të zhvilluara, por edhe në zhvillim. Në Shqipëri, jetëgjatësia do të rritet në 80 vjet deri në vitin 2025 dhe 25% e popullsisë do të konsiderohet e plakur në të njëjtin vit, sipas Kombeve të Bashkuara. Ndërsa referuar të dhënave të vitit 2011, të Kombeve të Bashkuara numri i pensionistëve llogaritej në 560,000. Ndërsa shifrat e INSTAT se numri i personave 65 vjeç e lart është rritur më shumë se 4 herë, nga viti 1979, që ka pasur 76.5 mijë persona 65 vjeç e lart, deri në vitin, numri i të cilëve ka arritur 318 mijë. Për periudhën 2031-2050, projeksionet tregojnë që norma vjetore e rritjes së popullsisë së të moshuarve do të ulet në mënyrë të qëndrueshme dhe madje do të arrijë vlerë negative në vitin 2039, kur brezat që janë zvogëluar nga emigracioni me shkallë të gjerë të arrijnë moshën e vjetër. Përtej vitit 2050, norma e rritjes së popullsisë së moshës 65 vjeç e lart pritet që të rritet përsëri në një rritje vjetore mesatare me 0.5 përqind në periudhën 2051-2060, ndërsa norma e rritjes së gjithë popullsisë do të mbetet negative gjatë këtyre viteve (-0.7 përqind).
Si t’i përgjigjesh popullsisë në plakje?
Ka shumë mënyra se si të shmangësh impaktet ekonomike dhe fiskale të një popullsie drejt plakjes, argumenton Pew Research. Sipas tyre, duhet:
1. Nxitur migrimi dhe lindshmëria
2. Rritje të produktivitetit në sektorin shëndetësor 3. Inkurajimi i pjesës së popullsisë aktive për punë Sipas shifrave të INSTAT për vendin tonë rezulton se dinamikat e jetës kanë sjellë një ulje të lindshmërinë në Shqipëri nga Indeksi më i lartë në Europë, në nivelin aktual me 1.7 fëmijë për grua – nën nivelin e zëvendësimit. Si pasojë, përbërja e popullsisë së Shqipërisë ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore midis periudhave të censuseve të vitit 1979 dhe 2011, duke ulur numrin e të rinjve dhe fëmijëve nën moshën 15 vjeç nga 37 përqind në vetëm 21 përqind të popullsisë. Kjo rënie do të jetë forca parësore e moshimit të popullsisë, një proces që ka filluar të ndihet në shoqërinë shqiptare. Për shkak të efektit të kombinuar të rritjes së jetëgjatësisë në rritje, uljes së lindshmërisë dhe emigrimit në rritje të të rinjve, përqindja e të moshuarve në popullsi – 65 vjeç e lart – në periudhën 1989 deri në 2011 është rritur nga 5 në 11 përqind.
MONITOR
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.