Mirëqenie

November 20, 2019 | 8:50

Portokalli, fruti i pasur me vitaminë C dhe ndikimi tek kolesteroli

Një nga frutat më të njohur, portokalli, është pjesë e gjinisë së agrumeve dhe karakterizohet nga disa vlera të dobishme. Para se të marrim këto përfitime, le të kujtojmë se portokallet, gjenden nga Nëntori deri në Prill, në të dyja varietetet; të ëmbla dhe të hidhura.

Kur përmendet, është e nevojshme të mos harrohet prania e vitaminës C. Acidi askorbik është një nga antioksidantët më të fuqishëm që gjendet në natyrë dhe është një ilaç për parandalimin e kancerit. Ndër avantazhet e tjera të përfshira në konsumin e tij, duhet përmendur mundësia e parandalimit të oksidimit të kolesterolit.

Kjo na lejon të bëjmë një parantezë të rëndësishme dhe të tregojmë se, në thelb, kolesteroli LDL nuk është i rrezikshëm. Problemet vijnë kur aktivizohen proceset e oksidimit. Në këto raste rritet rreziku i formimit të pllakës aterosklerotike. Duke vazhduar me listën e përfitimeve të portokallit është e rëndësishme t’i referohemi aftësisë së tij, për të përmirësuar efikasitetin e sistemit imunitar, kjo gjithashtu për shkak të pranisë së vitaminës C.

Këto fruta të shijshme janë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i acidit folik, i cili rekomandohet kur planifikoni një shtatzëni, ashtu edhe kur jeni shtatzënë (ndihmon në parandalimin e dëmtimit të tubit nervor të foshnjës).  Gjithashtu vëmednje duhet t’i kushtohet dhe përmbajtjes së mineraleve. Në fakt, portokallet karakterizohen nga prania e rreth 50 mg kalcium për çdo racion. Siç dihet, marrja e kalciumit është thelbësore për shëndetin e kockave. Një mineral tjetër, kontributi i të cilit mund të optimizohet duke konsumuar portokall është fosfori, i cili është thelbësor për mbajtjen aktive të kujtesës.

Kujtojmë gjithashtu që, për shkak të pranisë së flavonoideve, portokallet konsiderohen aleatë të rëndësishëm në kontrastimin e mpiksjes së tepërt të gjakut. Falë fibrave favorizohet funksionimi i mirë i zorrëve.

 

Burimi / https://dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top