Posta

February 24, 2017 | 10:59

POSTA/ Bashkëshorti ka mungesë totale përgjegjshmërie, nuk figuron as si babai i fëmijës

1Jam shumë konfuze. Çdo ditë mendoj vetëm ndarjen, pasi nuk jam e lumtur. Jetoj me burrin dhe familjen e tij të përbërë nga tetë antarë. Kam shtatë vjet që bashkjetoj dhe pse kemi një fëmijë e kam të regjistruar  në emrin tim dhe rezulton pa baba në certifikë, pasi nuk kemi bërë celibrimet. Ai nuk përgjigjet për asgjë në lidhje me ne, kthehet në shtëpi shumë vonë (4-6 të mëngjesit) dhe çdo ditë është e njëjta rutinë. Dhe më e keqja është se prindërit e tij nuk i flasin, thonë “djalë është do të dalë”, ndërsa mua më vihen kundra për çdo gjë. Çdo ditë vetëm debate, më mungon harmonia dhe përkujdesja. I thashë sot do të iki bashkë me fëmijën, por ma ktheu, “Ju jeni jeta ime, s’kam  jetë pa ju”. Po jetë është kjo?! Shumë herë kam dashur të iki, por bëhem shum keq, çdo natë e pres me lot ne sy, por dhe pa të nuk bëj dot se e dua dhe e di që më do, por nuk më duket normale që s’rri fare me ne. Ka ditë që s’vjen fare, kam dyshuar dhe për tradhti, por e mohon. Pres një mendim tuajin.

 

Përgjigje nga psikologia:

Adelina Pjetra Psikologe Klinike

Adelina Pjetra
Psikologe Klinike

Situata në të cilën ndodheni, nuk më duket aspak e favorshme në anën tuaj. Nga ato çfarë ju keni shkruar në këtë letër, duket sikur ju jeni vetëm një “nënë” dhe nuk gëzoni asnjë rol tjetër në ambientin ku jetoni. Që do të thotë: Ju nuk jeni një bashkëshorte e ligjshme (në ditët e sotme kjo nuk përbën më një problem), por shoh që nuk jeni as në rolin e një gruaje të një burri ( deklaroni që bashkëshorti juaj vjen në shtëpi në orën 4-6 në mëngjes), por më e pa logjikshme nga të gjitha këto, ai nuk figuron as si babai i fëmijës suaj. Të gjitha këto tregojnë një mungesë totale përgjegjshmërie nga ana e bashkëshortit tuaj. Dhe sinqerisht nuk po arrij të kuptoj, PSE JENI JU ATY?

Ju shpreheni se e doni dhe jeni e bindur që ai ju do gjithashtu, por dashuria është bashkëveprim midis dy partnerëve, është një marrëdhënie që jep dhe merr, është përkujdesje për njëri-tjetrin dhe shumë më shumë. Me pak fjalë, është gjithçka tjetër, përveç kësaj që ju keni shkruar në këtë letër. Ose të paktën, unë këtë mendim dhe besim kam, por ndoshta për ju Dashuri është kjo formë që ju keni paraqitur. E në qoftë se është kështu, më lejo e nderuar të të them që vërtet keni nevojë për ndihmë, më tepër se për një këshilllë. Mund të filloni të bisedoni me prindërit dhe familjarët tuaj, kërkoni mbështetjen dhe mendimet e tyre. Në qoftë se e ndjeni veten që askush nuk mund t’ju kuptojë, ju ftoj të vini për një konsultë psikologjike në çdo moment kur ju të ndiheni gati.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top