Jam nënë e dy djemve, i madhi është 5 vjeç ndërsa i vogli 1 muajsh. Kam një shqetësim më të madhin pasi është shumë xheloz ndaj të voglit, në sytë tonë nuk shfaq shenja agresiviteti, madje ne përpiqemi ta afrojmë me të voglin duke e bërë dhe atë pjese si p.sh; kur lahet i vogli në darkë i lajmë të dy. Shqëtësimi im fillon natën, pasi e vëmë në gjumë ai çohet si sonambul qan, flet ato çfarë ka bërë ditën dhe nuk qetësohet. Jemi detyruar ta marim dhe njëherë në dhomë të flejë me ne. Çfarë na rekomandoni? Faleminderit!
Ka shumë të ngjarë që djali juaj po përjeton atë që quhet “tmerr i natës”. Tmerret e natës mund të jenë shumë të frikshme për prindërit, por përgjithësisht janë të padëmshme për fëmijët. Gjatë një episodi të tillë gjatë natës, fëmija juaj shpesh do të duket jashtëzakonisht i mërzitur.Sytë e tij mund të jenë të hapura dhe ai mund të ngrihet dhe të lëvizë nëpër dhomë, por ai është në gjumë. Ai nuk do t’ju përgjigjet sepse ai nuk ka dijeni për praninë tuaj. Kur të përfundojë ky episod, ai do të kthehet në gjumë dhe nuk do të kujtojë asnjë moment të asaj që ka ndodhur kur të ngrihet në mëngjes (por sigurisht që ju do ta kujtoni!). Gjëja më e mirë që mund të bëni gjatë një terrori të natës është të siguroheni që ai është i sigurtë deri në momentin që ai të bjerë përsëri në gjumë (prekja e butë dhe fjalët ngushëlluese mund të ndihmojnë). Shkaku i tmerreve të natës është i pa shpjeguar , por disa faktorë të mundshëm janë: lodhje e tepruar para gjumit, ndryshimet e fundit të jetës / rritjet e stresit dhe përdorimi i disa medikamenteve.Duke shikuar disa nga këto faktorë mundohuni të gjeni atë që ju mendoni i përshtatet më tepër djalit tuaj dhe mundohuni ta ndryshoni . Psh : të flejë më herët , apo të komunikoni më tepër n.q.s ka diçka që e shqetëson në kopësht apo në shtëpi ? Nëqoftëse merr medikamente për ndonjë virozë apo diçka tjetër, atëherë qetësohuni ju dhe kuptoni që është një fazë kalimtare, por mundohuni t’i qëndroni afër. Por përsëri theksoj se, tmerret e natës janë të padëmshme dhe ka të ngjarë të zhduken me kalimin e kohës. Megjithatë, nëse ato ndodhin shpesh dhe vazhdimisht, është e mirë ta dërgoni djalin tuaj tek mjeku pediatër i tij për të vlerësuar praninë e mundshme të një çrregullimi gjumi të fëmijërisë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.