Posta

January 11, 2020 | 8:05

Posta nga Denata Toçe / Jam mama single

mamiJam një nënë në moshë të re që po rris e vetme fëmijën tim. I dashuri im nuk e pranoi fëmijën tonë dhe qysh në kohën e shtatzënisë ai u largua përfundimisht nga unë. Nuk e di pse e mori këtë vendim. Ndoshta ngaqë të dy ishim në moshë fare të re dhe iu duk përgjegjësi shumë e madhe, ndoshta nuk më dashuronte sa duhet…Që nga ajo kohë s’kemi më kontakte, nuk di asgjë rreth tij. Thjesht u zhduk. Kur djali ishte i vogël thjesht shijoja ekzistencën e tij. Tani, që ka filluar të shkojë në kopsht, ka filluar të më pyesë për të atin. Mesa duket fëmijët në kopsht flasin për të dy prindërit. Ndihem keq para tim biri. Si duhet t’i përgjigjem pyetjeve të tij?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përgjigje: Nëse djali yt ka pyetje për të bërë, është e udhës që t’i përgjigjesh duke i thënë të vërtetën. Jepi informacionin që i nevojitet, pasi ka mundësi të ndjehet i çorientuar dhe nuk arrin të ketë një pamje të qartë rreth figurës së babait. Kjo e bën të ndjehet i pasigurt, në këtë rast edhe përballë shokëve. Ai e kupton që nuk ka të njëjtën skemë familjare me shokët e kopshtit. Kështu, i jep djalit mundësinë të vendosë vetë se çfarë do të mendojë për këtë histori dhe të zgjedhë se çfarë të bëjë në çdo hap të jetës. Komunikojini se edhe të rriturit marrin vendime të gabuara nga të cilat mësohet shumë. Nuk është i vetmi mes shumë fëmijësh që nuk e ka pranë të atij. E rëndësishme është që t’i shpjegoni se i ati nuk e pati asnjëherë mundësinë që ta njihte djalin e tij, por po të shikonte se çfarë fëmije të mrekullueshëm ka me siguri që do ta donte shumë.

Sigurisht që në jetën sociale të djalit tuaj do të flitet për ata të cilët kanë dy prindër, për ata që kanë baballarë, për gra që kanë bashkëshortë. Kjo nuk duhet t’ju bëjë të ndjeheni keq përballë djalit tuaj. Ju jeni pjesë e një problematike, që jo rrallë familje e përjetojnë. Në rastin tuaj ka mundësi të mos e keni parashikuar që i dashuri do të largohej. Nuk është faji juaj për këtë. I vetmi “faj” që ju keni është që keni sjellë një fëmijë në jetë. Gëzojeni atë, tregojini për babain e tij sepse duket qartë që ai ka nevojë për informacion, ka nevojë për një model mashkullor. Krahas kësaj, mundësojini djalit të kalojë pak kohë gjatë ditës me figura të ngjashme si daja ose një individ i ngjashëm me moshën e babait të fëmijës.

***

Keni ndonjë ide në mendjen tuaj? Apo thjesht komente në revistën Psikologjia? Mund të dërgoni një

e-mail në adresën tonë elektronike:

[email protected]

Na kontaktoni në Facebook:

Revista PSIKOLOGJIA

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top