Posta

May 21, 2017 | 9:10

POSTA/ Më tremb dalja në pension

1

Përshëndetje e nderuar Denata! Ajo që më ka shqetësuar këto kohë, është një periudhë në të cilën nuk po gjej dot ngushëllim. Sapo kam mbushur 65 vjet dhe po merrem me dokumentet e pensionit. Pikërisht kjo fazë e jetës më tremb dhe më mbush me ankth gjatë çdo mendimi ditor. Më ndërpret çast pas çasti duke m’u shndërruar në çështjen e ditës. Ndihem vetëm, keq dhe i frikësuar. Më duket se diçka e keqe do të ndodhë. Nuk e di çfarë po ngjet me mua! Si ta kaloj këtë përjetim?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përjetimi i procesit të daljes në pension, është as më shumë dhe as më pak kështu sikurse edhe ju e përshkruat. Është një etapë që individi mbyll në jetën e tij, por fatmirësisht, çdo etapë që mbyllet, lë vend për të hapur një etapë tjetër të jetës, atë të zhvillimit të një jete të re, me plane të reja dhe me një vlerësim ndryshe të vetvetes. Është e rëndësishme që, përpara se të lini pas të gjithë investimin që keni bërë në punë me profesionin tuaj, të mund të uleni dhe të bëni një vlerësim, në formën e një ditari personal, që tregon historikun e asaj se sa shumë keni kontribuar për shoqërinë, për familjen, për fëmijët dhe sesi e gjithë kjo është një pasuri, e cila nuk do të hiqet asnjëherë nga historia juaj unike që ka lënë pa diskutim gjurmë në jetën e shumë njerëzve dhe, mbi të gjitha, në jetën e familjes dhe fëmijëve tuaj. Merrni kurajë dhe mendojeni si një mundësi për të filluar një jetë ndryshe. Shikoni me prioritet t’i krijoni vetes mundësi se si mund të jeni e dobishme në punë të tjera që ju mbajnë aktive dhe pjesën tjetër të kohës shfrytëzojeni që t’u kushtoheni udhëtimeve të bukura dhe frymëzuese apo librave, të cilat do të kishit dashur të kishit kohë t’i lexonit dikur, por asnjëherë nuk ka qenë koha e duhur. Ah, se mos harroj! Bëni dhe një ceremoni me miqtë tuaj më të mirë dhe konsiderojeni si festë këtë mbyllje. Mbi të gjitha, siguroni që të ndani momente të bukura në këtë festë ku jam e sigurt që edhe ju do të ndiheni krenar për veten.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top