Posta

September 3, 2018 | 12:36

POSTA nga Denata Toçe / A po e humbas partnerin?

Jam e lidhur për më shumë se 4 vite. Çdo gjë ishte perfekte deri para 3-4 muajsh, kur papritur, dashuria e jetës time më thotë “mirëmëngjesi” si çdo ditë dhe nga ai moment e deri sot që po ju shkruaj, u bënë 4 muaj që nuk më flet, as më shkruan si më parë. I lexon mesazhet e mia dhe nuk më kthen përgjigje më gjatë, përveçse: “Nuk mund të flas”. Arsyen nuk ma thotë. Ai ndodhet në Angli prej një viti.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

E dashur lexuese. Më vjen keq që gjendeni në këtë situatë ku ndjenjat tuaja tashmë janë drejtuar ndaj një partneri që nuk mund t’ju kthejë mbrapsht të njëjtën ndjenjë si më parë. Nuk e di se si ka funksionuar më përpara, por në kushtet në të cilat jeni, ku tashmë kanë kaluar 4 muaj, do të duhet të merrni një vendim. Një marrëdhënie që të ndodhë do të duhet që reciprocikisht të ndodhte një bashkëveprim, ndaj dhe quhet marrje dhe dhënie. Nëse nga ana e partnerit tuaj, nuk ka më kthim të investimit, atëherë është vetëm dhënie dhe jo marrje. 

Pra nuk ka më një partner komunikues dhe bashkëveprues, edhe pse ka mesazhe që tregojnë se nuk mund të të flasë më. Nëse ju nuk e dini se si është situata e partnerit tuaj, se çfarë mund të ketë ndodhur, se ndoshta ka partnere tjetër apo jo, ndoshta është në ndonjë vend ku izolimi i pengon komunikimin, atëherë sërish nuk është në dorën tuaj që të ndryshoni situatën. Ju vetë keni mbajtur qëndrim të njëjtë, por nga ana tjetër nuk ka një përgjigje reciproke.

E gjykoj të arsyeshme që ju të mund të merrni një vendim mbi të ardhmen, duke marrë në shqyrtim nevojën tuaj. Nëse ju mendoni se mund të vazhdoni të mbani një partner që nuk ju kthen të njëjtën përgjigje për jetën së bashku, kjo është zgjedhje e vështirë për t’u mbajtur për një kohë të gjatë, nga eksperienca profesionale, por është një zgjedhje. Kjo kërkon kohën e saj që të konsumohet. Nëse e shikoni se kjo nuk mund të jetë pjesë e ardhmërisë suaj, pasi mendoni se ka ardhur koha të shikoni përpara, atëherë do të duhet të shqyrtoni mundësi të tjera, të reja, fundja edhe duke qëndruar apo respektuar kohën me veten tuaj. Jepini kohë vetes të kuptoni se cilat kanë më shumë avantazhe në raport me veten tuaj dhe merrni një vendim.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 130

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top