Posta

November 27, 2019 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Babai im i vërtetë kërkon të më takojë

Jam adoleshente, në vit të fundit në gjimnaz. Prej disa muajsh verifikova se jam bijë e një babai tjetër, dhe jo e atij që më ka rritur. Rastësisht e mora këtë lajm, pasi babai im biologjik kish nisur të më kërkojë. Ndërkohë kam rënë në një debat të madh me mamin. Nga njëra anë, babai i vërtetë kërkon të takohet me mua dhe nga ana tjetër, mami më ka ndaluar ta takoj, me të drejtën se ai e kish braktisur kur ishte shtatzënë me mua. Më ndihmoni të gjej prehje. A duhet ta fal tim atë dhe ta mbaj afër nënën që më fali jetën?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Kjo është një dilemë shumë e madhe për shpatullat tuaja. Çfarë gëzimi që keni gjetur babanë tuaj të vërtetë, por më vjen keq që e keni marrë vesh kaq vonë dhe nuk keni qenë në dijeni. Me siguri që gjërat do të kishin qenë shumë më ndryshe nëse ju do ta kishit ditur më përpara. Por, me siguri, nëna juaj ka dashur t’ju mbrojë e t’ju rrisë duke ju dhënë një baba pranë, pavarësisht se cili është ai biologjiku.

Nëse ju ka rritur me dashuri babai që keni pranë, atëherë Ai është baba për ju. Është e vështirë për nënën tuaj ndërkohë të mësojë se babai i vërtetë tashmë kërkon të marrë pjesë në jetën tuaj, mbas gjithë kësaj periudhe të gjatë.

E vështirë është gjithashtu edhe për ju të mësoheni të afroheni me një baba që nuk e keni njohur si të këtillë që nga fëmijëria. Por ai është babai juaj dhe nëse ju e kërkoni, keni dëshirë ta takoni, jam e bindur që nëna nuk do t’ju pengojë. Ai ka kërkuar gjithmonë që ju të jeni mirë, ndaj dhe nëse takimi juaj ju bën të ndiheni mirë, atëherë diskutojeni së bashku dhe jam e sigurt që nëna do t’ju mbështesë.

Gjithashtu, kaloni kohë komunikimi edhe me babanë që ju ka rritur deri tani, shpjegojani si ndiheni dhe tregojani ndjenjat tuaja për të. Kjo do të siguronte faktin që përpjekjet dhe dashuria e tij kanë qenë një investim shumë me vlerë për ju. Më pas, takoni babanë tuaj të vërtetë, nëse kjo është dëshira juaj, dhe vendosni të mbani marrëdhënien që dëshironi ju, pa imponime, asnjëherë kundra dëshirës dhe mundësive tuaja.

Kjo do t’ju bëjë të ndiheni vetvetja dhe e sigurt me ndjenjat tuaja. Ky do të jetë një investim i mirë për të ardhmen, duke krijuar marrëdhënie të cilat i menaxhoni ju. Kështu ju nuk keni pse mbani peshën e mendimeve, ndjenjave të adultëve. Jeta e tyre, e cila ka qenë sigurisht jo e lehtë në partneritetin e tyre, braktisja e nënës nga babai dhe shumë detaje të tjera si këto, i përkasin së kaluarës së veprimeve të tyre, për të cilat tashmë janë parë rezultatet.

Ju nuk keni pse “paguani” për këto histori. Fundja, ju jeni produkt i një dashurie, edhe pse ajo nuk përfundoi. Kjo ka rëndësi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top