Posta

May 23, 2016 | 6:00

Posta nga Denata Toçe / Ish i dashuri në një zyrë

Si t’ia dal të bashkëjetoj me ish të dashurin tim në të njëjtin mjedis pune, në të njëjtën zyrë madje? Ta lë këtë punë për të gjetur një tjetër nuk është shumë e lehtë. Për më tepër puna në këtë zyrë ku jam më pëlqen. Mirëpo prania e ish-it tim nuk më lejon të punoj e qetë. Sara

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

E dashur Sara, unë mendoj që është thjesht një rastësi e bukur. Ju mbase nuk ju vjen mirë që ai është aty, ndoshta nuk jeni e qetë… Por jeni shoqëruar me të dhe nuk mund t’ia fshihni veten (dhe sigurisht që nuk e bëni këtë).

Them rastësi e bukur, sepse më parë keni shpenzuar kohë me të, si dhe ai ka shpenzuar kohë me ty, kohë e cila duhet respektuar (me përjashtim të rasteve kur ish-partneri është treguar i dhunshëm, të ka keqtrajtuar në forma të ndryshme…). Në raste si ky i juaji, kemi të bëjmë me pranimin e realitetit për të filluar bashkëjetesën me këtë realitet. Ashtu sikurse e thatë edhe ju, është mirë që të mos ndryshoni punë, pasi është shumë e vështirë të përballohen përpjekjet e tjera për punësim.

Unë mendoj se ju duhet të vazhdoni në punën tuaj dhe të bëni paqe si me veten, edhe me ish të dashurin tuaj. Kështu keni mundësinë të tregoni pjekurinë, maturinë dhe vlerat tuaja.

Në fakt, është e vështirë në mentalitetin tonë shqiptar të përballojmë ISH-in tonë, por unë mendoj se duhet filluar të përballojmë të kaluarën për të jetuar të ardhmen.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top