Posta

April 24, 2019 | 9:17

POSTA nga Denata TOÇE / Jam në ankth për djalin… Ju duhet t’i flisni me gjuhën e së vërtetës

Përshëndetje. Kam një problem me fëmijën tim dhe kam shumë nevojë për mendimet tuaja. Fëmija im është rrëzuar në moshën njëvjeçare dhe ka rënë me kokë në pllakë dhe ka kaluar hemorragji cerebrale. Që nga ajo kohë deri tani ka vështirësi në anën e majtë. Domethënë, në fillim kishte hemiplegji ndërsa tani ka hemiparez. Tani është 6 vjeç dhe jemi në Gjermani, dhe këtu, tani që shkon në shkollë, më kanë thënë që duhet ta shoqërojë dikush 6 muajt e parë. Por unë jam në ankth, si t’i them për këtë personin që do ta ndihmojë, sepse asnjëherë nuk e pranon që është më dembele ana e majtë, siç i kemi thënë ne. Ose kur t’i themi duhet të ecësh me ngadalë për këtë arsye, s’e merr parasysh edhe nëse ia përsëris shumë. E përdor veten si i sëmurë. Kam shumë frikë nga kjo situatë, si do reagojë kur t’i tregojë për personin që do ta ndihmojë.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje e dashur nënë. Në radhë të parë merrni parasysh faktin që është e zakonshme të ndjeheni në ankth në raport me këtë situatë ndryshimi. Në radhë të dytë, fëmija juaj ka një historik hospitalizimi dhe përkujdesjeje dhe është e kuptueshme që “lufta” emocionale e tij me qasjen sociale do të jetë: “të jem si shokët e mi”. Autonomia është pjesë e këtij qëllimi. Fokusi i bisedës është pikërisht ky: që të përshtatesh gjithnjë e më mirë me bashkëmoshatarët, do të duhet ndihmë dhe kjo ndihmë është e nevojshme për të mos përkeqësuar situatën.

Sigurisht që fëmija juaj nuk do të donte në asnjë rast që gjërat të shkonin jo mirë, përkundrazi, do të dëshironte që gjërat për atë të shkonin sa më mirë që ai të ndihej i vlerësuar. Fëmijët në këtë moshë e kanë të vështirë të kuptojnë plotësisht vlerën e jetës, përgjegjësinë e kujdesit ndaj saj. Ata janë thjesht të lumtur dhe për ata të gjitha gjërat janë të mundura, por babi dhe mami duan ose nuk duan, ndaj dhe rebelimi është pikërisht me ata. Më vonë ata kuptojnë që ai vet është përgjegjës për jetën e tij dhe se çdo kujdes apo jo kujdes ndikon në mirëqenien e tij.

Pra, edhe pse biseda është e vështirë në këto kushte, ju do të duhet t’i flisni me gjuhën e së vërtetës. Në asnjë rast, theksoj, në asnjë rast nuk do të duhet ta gënjeni fëmijën që kjo mësuese mbështetëse të vijë duke ia fshehur qëllimin e vërtetë. Ajo duhet të jetë pjesë e këtij rehabilitimi. Kështu ju do të përfitoni një përballje me të vërtetën, për të cilën do të mësoheni çdo ditë e nga pak të gjithë, për një qëllim shumë të mirë në të ardhmen.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 136

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top