Posta

October 25, 2019 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Ju shkruaj për vëllanë tim

Ai ka qenë i martuar dhe pas 15 vitesh u nda me dy fëmijë. Vajzën e ka ish-gruaja e tij ndërsa djalin e ka ai. Pas pesë vjetëve divorc, ai u martua me një grua tjetër, por ia bëri asaj të qartë për dy fëmijët që kish nga martesa e parë. Në fillim e shoqja i donte fëmijët dhe sillej shumë mirë me ta, por pasi solli në jetë fëmijën e saj, i vu kusht vëllait tim që, vajzën nuk e donte fare në derë dhe i kërkoi të zgjidhte ose vajzën ose gruan. Në qoftë se ai nuk do ta bënte këtë, ajo do të merrte foshnjën e do të largohej nga shtëpia. Si përfundim vëllai im është mes dy zjarresh, të mbajë vajzën e tij apo familjen e re?!

1

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

E kuptoj shumë mirë situatën e vështirë në të cilën gjendet vëllai juaj. Në fakt, edhe pse të humbasësh partneren që do, në një marrëdhënie është e vështirë, lënduese. Në deklaratën e gruas aktuale të vëllait tuaj është largimi i saj me foshnjën që sapo ka ardhur në jetë. Tashmë ai e ka përjetuar një herë ndarjen me një prej fëmijëve, një ndarje e dytë nuk do të ishte e lehtë për të. Duket se dëshira për të patur dhe mbështetur familjen e tij është e dukshme.

Nuk është e lehtë të zgjedhësh partnerin tënd në jetë dhe për vëllain tuaj duket se është një zgjedhje kostoja e së cilës është shumë e madhe, pasi ai nuk do të donte në asnjë rast të largonte fëmijët e tij. Është e vështirë të japësh një këshillë në këto raste. Është e udhës, mendoj unë, që të mund të ulen dhe të komunikojnë arsyet e kërkesës së gruas së tij aktuale.

Duhet të ketë patur disa arsye se PSE është bërë kjo kërkesë. Në bazë të këtyre arsyeve, të mund t’i komunikohet gruas aktuale se sa e rëndësishme është ajo dhe foshnja për të dhe gjithashtu rëndësia, tani që ajo është bërë nënë, e vajzës dhe e djalin të tij paraardhës. Nëse ka ndonjë mungesë vëmendjeje, kohe apo tjetër arsye që mund të ketë çuar në këtë kërkesë, atëherë të mund të gjendet mënyra për të ndarë vëmendjen dhe kohën apo të tjera shkaqe, të gjithë së bashku.

Nëse arsyet janë të paarritshme, irracionale, si p.sh kërkesa për të mos takuar vajzën apo largimi i djalit nga shtëpia, pa ndonjë argument apo arsye konkrete, atëherë do të duhet t’i komunikohet se kërkesa është jo e përshtatshme në këto rrethana dhe se vendimi për të larguar njerëzit e dashur për të është shumë i vështirë dhe i padrejtë. Në këto kushte, vëllai juaj do të duhet të marrë një vendim të cilin i takon vetëm atij, por pasi të ndjekë rrugën e shëndetshme të komunikimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top