Posta

February 13, 2020 | 8:05

Posta nga Denata Toçe / Kam frikë nga zhgënjimi!

 

Jam 22 vjeçe dhe jam duke përjetuar një lidhje përmes internetit. Dëgjohemi dhe komunikojmë shpesh në kompjuter falë dhe teknologjisë. Në fakt, kjo ndjenjë lindi disa muaj më parë. Tani, ‘partneri’ më kërkon të takohemi drejtpërdrejtë, por unë kam drojë për ta bërë realitet. Sepse kam frikë mos zhgënjehem. Më ndihmoni si të veproj.

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Lidhjet në internet nuk janë të lehta. Sigurisht që meraku juaj është racional. Nuk janë të pakta rastet e zhgënjimeve nga kontaktet on-line. Ju tashmë jeni një vajzë e rritur dhe përpjekjet tuaja për t’u njohur me persona të ndryshëm, ku potencialisht mund të shndërroheshin në partner, janë të natyrshëm.

Nëse bëni një hap për ta takuar, nuk ka asnjë gjë negative dhe për t’u ndrojtur, përkundrazi. Nëse doni të ndjeheni e sigurt, vendosini ju kushtet e takimit të parë për të mësuar se me cilin keni të bëni. Së pari, lini një takim në vend shumë të populluar, mundësisht të jetë ditë.

Së dyti, thuaji vetes se është gjithmonë mundësia për të thënë “JO!” Së treti, thuaji vetes se diskutimet online, nuk mund të jenë njëson si përballë, që të mos zhgënjeheni. Së katërti, nëse ke dyshime të forta që në takimin e parë, mos lër një të dytë, beso në instinktin tënd QË NË FILLIM. Nëse përputhet me pritshmëritë tuaja, atëherë Urra!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top