Posta

October 22, 2019 | 8:11

Posta nga Denata Toçe / Kam ndryshuar vërtet?

Denata ToceNga: Denata Toçe

Psikologe Këshillimi

 

 

 

 

Punoj në një kompani me shumë të punësuar. Në një call-center. Kam firmosur një kontratë si nxënëse. Siç mund ta imagjinoni, puna aty është shumë e lodhshme, e mërzitshme deri diku pasi përsëriten të njëjtat gjëra. Stres nga ngarkesa e telefonatave por edhe e shefave kur nuk arrin kohën e duhur për të bindur klientin për një kontratë nga ana tjetër. Gjëja që më dhemb më shumë është se më duket që karakteri im ka ndryshuar. Jam bërë më e pasigurt dhe ndihem e palumtur. Kam provuar të flasë me kolegët më të vjetër në këtë punë, të cilët më kanë këshilluar ta heq mendjen, sepse duke parë krizën ekonomike që ka përfshirë gjithë Evropën, nuk është e lehtë të gjesh një vend të ri pune.

Përgjigje: Jam shumë krenare për ju që punoni kaq fort. Sigurisht që nuk është e lehtë të gjesh një punë, por është e rëndësishme që atë që bëni, ta bëni me dëshirë në të shumtën e kohës. Punë është e lodhshme dhe ka momentet e saj të dëshpërimit, por nëse ajo nuk ju pëlqen që në zanafillë bëhet edhe më e lodhshme.

Ka punë të cilat nuk na pëlqejnë, por m.q.s i kemi vënë qëllim vetes se me anë të kësaj pune, unë kam një trampolinë për të shkuar aty ku dëshironi, atëherë është një motivim i kënaqshëm. Askush nuk ju detyron të punoni diçka që nuk e keni me dëshirë, por duke gjykuar ju vet situatën tuaj, qëllimet tuaja, mund të lehtësoni veten dhe të kuptoni se sa e përkohshme është kjo situatë.

Ky është vlerësimi më i mirë që mund t’i bëni realitetit aktual. Ku dëshironi të shkoni me punën që jeni duke kryer? Cilat janë objektivat tuaja afatshkurtër, afatmesëm apo dhe afatgjatë?

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top