Posta

February 18, 2020 | 8:04

Posta nga Denata Toçe / Kam probleme me bashkëshortin

Që në fillim martesa nisi me sherre, por shpresoja se mund të ishin shkak i largësisë, pasi ai jetonte jashtë Shqipërisë. Tani jetojmë bashkë, por gjendja është edhe më keq. Ai acarohet pa u kuptuar fare, sherr nga hiçi. Dëgjoj vetëm: “ule zërin”. Kur diskutojmë më ndërpret duke më thënë “pusho”. Nuk diskutojmë më për asgjë, veç punës. Nuk mbaj mend se kur kam qeshur për të fundit herë me të. Të gjitha sherret i kisha anashkaluar, por para pak ditësh ndodhi më e tmerrshmja për mua. U acarua pse unë po këndoja. Gjithë mbrëmjen nuk folëm. Kur rashë të flija, ai ndjeu që po qaja. Filloi luftën, e në fund më tha “pusho, se mora thikën e të thera, ty, tët vëlla e veten time”, (vëllai im jeton në një shtëpi me ne). Ngriva, s’dija ç’të bëja. Ai doli nga dhoma dhe u kthye përsëri. Nuk kishte gjë në dorë. Më tha “unë vdes e ty s’të bëj keq”. Familja ime nuk di gjë për këtë situatë. Por jam vërtet në hall. Nuk i besoj dot më. Dhe e kam shumë frikë. Doja ndihmën tuaj. Çfarë të bëj?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Nuk mund të kuptoj më shumë prej historisë të sherreve tuaja në fillim të martesës, sepse duket që zanafilla është më e hershme se situata aktuale. Është e rëndësishme të njohim dhe jetojmë personin me të cilin do ndajmë jetën për një kohë të gjatë, që prej fillimit. Kështu krijohet një mundësi e mirë për të kuptuar së çfarë mbars në personalitetin e tij një person. Mendoj se qetësia e marrëdhënies suaj nuk ka qenë që prej fillimit të saj. Ndoshta partneri juaj, me kërkesën për të mbajtur qetësi dhe pastaj kalimi deri në veprime ekstreme mund të ketë luhatje të humorit.

Veprimet e tij duket se janë abuzive ndaj jush dhe familjes, ndaj për të hulumtuar më shumë dhe për të marrë më shumë shërbim për veten, partnerit i duhet të konsultohet me një profesionist. Sa për ju, do të duhet të rishqyrtoni pritshmëritë tuaja në një marrëdhënie, në marrëdhënien konkrete p.sh. Sigurisht, pasi të komunikoni qetësisht bashkërisht dhe pse jo, ndërsa reflektoni nën mbikëqyrjen e një profesionisti. Marrëdhënia me partnerin do të duhet të jetë e mbushur me ndjenjë dhe respekt për njëri-tjetrin. Në çfarëdolloj situate dhe kohe, ajo gjen rrugë zgjidhjeje.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 145

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top