Posta

January 23, 2020 | 8:06

Posta nga Denata Toçe / Mamaja ime vuan nga depresioni

 

Quhem Elda dhe do të doja një këshillë prej jush. Para shtatë muaj, mamaja ime u sëmur me ishemi cerebrale. Ishte një periudhë e vështirë dhe pak nga pak e mori veten, por pas gjithë kësaj kohe kam vërë re disa shenja që më shqetësojnë. Unë besoj se ajo vuan nga depresioni. Është gjithë kohës e acaruar, nuk ka dëshirë të bëjë asgjë, qoftë edhe të dalë poshtë pallatit të pijë një kafe, qan shpesh… Çfarë mund të bëj?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Kur individë si mamaja juaj kalojnë momente të vështira me shëndetin, diskutim real në mendjen e tyre është me siguri “vdekja”. Askush nga ne nuk është gati të vdesë, deri sa ajo, vdekja, na mëson të mësojmë prej saj.

Sëmundjet e vështira janë një mënyrë se si vdekja jep “leksionet” e saj, ndaj dhe përjetimi i tyre është traumatik për shumë prej nesh. Mamaja juaj ka përjetuar këto momente në jetën e saj, dhe meriton të kalojë momentet e saj të meditimit rreth jetës dhe vdekjes.

Nëse këto momente kalojnë një periudhë më shumë se tre deri në gjashtë  muaj, atëherë është e udhës që t’i drejtoheni një profesionisti, sigurisht me miratimin e vet nënës suaj. Përpara këtij hapi, provoni të kaloni momente komunikimi mbështetës me nënën tuaj.

Kujdes, mos gjykoni ndryshimin e gjendjes së saj. Nuk është e nevojshme t’i tregoni çdo ditë se sa e çuditshme është që ajo nuk po del nga shtëpia, etj. Përkundrazi, mirëkuptojeni dhe bashkojuni ‘lotëve’ verbalë të saj, se sa vështirë do ketë qenë për të situata që kaloi dhe se sa të lumtur jeni që ajo është midis jush shëndosh e mirë.

mami

E gjithë familja mund të marrë pjesë në këtë fazë mbështetjeje, deri sa nëna juaj të ndjehet e dëgjuar dhe më pas të fillojë, së bashku me ju të ndërmarrë hapa fillestar, fundja duke shkuar një ambient në ajër të pastër, të cilin ajo e preferon. Interesohuni për dietën e saj dhe angazhohuni që të funksionojë pa vështirësi dhe preokupim nga ana e mamasë. Kjo do ta bëj të ndjehet e mbështetur dhe në vëmendjen e njerëzve që e duan dhe i do.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top