Posta

October 15, 2019 | 8:11

Posta nga Denata Toçe / Na mungon pasioni i dikurshëm

Denata ToceNga: Denata Toçe

Psikologe Këshillimi

 

 

 

 

 

 

Dua të rrëfej një situatë që më ndodh shpesh me të dashurin. Jemi bashkë prej 4 vitesh dhe duam të martohemi brenda vitit që vjen. Kemi bashkëjetuar gjatë kësaj periudhë në një shtëpi me qira, por kohët e fundit edhe pse duhemi shumë, duket sikur nuk ndihemi plotësisht të kënaqur nga raporti ynë. Na duket sikur na ka kapur kriza paramartesore. Ai më thotë se më do, por më merr pak herë në telefon, kur është në shtëpi ndihet i lodhur dhe ulet para TV për të parë ndonjë film. Më thotë se më do, por nuk më bën më surpriza, dialogu është zbehur paksa. Na mungon pasioni i dikurshëm.

Përgjigje: Fillimisht dua t’ju them se bashkëjetesa apo martesa ka një stil sjelljeje që merr përsipër edhe fragmente si këto që përshkruani ju. Gjatë lidhjes, në fillim, ne jemi nën ndikimin e një adrenaline dhe pasioni dëshirimi, kërkojmë me ngulm të kemi atë që na pëlqen dhe surprizat, veprimet janë më intense. Kjo nuk do të thotë se dashuria tani është zbehur, por veprimet me intensitet janë më të vogla.

Kuptohet që procesi i ambientimit është një faktor natyral. Fillimisht të gjithë ne tregojmë më të mirën e vetes sonë tek partneri apo partnerja, se shihemi edhe më rrallë, më pas, kur bashkëjetojmë, kuptojmë se veprimet akoma më intime hynë në lojë dhe njihen lakuriq të gjithë aspektet e sjelljes, që tregojnë personalitetin tonë. Kjo zbeh nuancat platonike, por fundja e bën realitetin më të dukshëm dhe kështu mësohesh të duash të vërtetën ose të largohesh nga ajo që nuk të pëlqen më.

Mënyra më e mirë për të kuptuar më shumë është komunikimi. Uluni së bashku me partnerin, në një drekë romantike, prenotoni ju ose gatuani për të dhe krijoni ambientin e këndshëm me pak muzikë në sfond. Tregojini post darke ose gjatë se si ndjeheni, ja kështu thjesht sikurse sqaroheni në letër.

Mos akuzoni dhe fajësoni askënd, thjesht flisni për ndjesitë tuaja dhe merakun apo ekzigjencën që ndjeni për ta pasuruar lidhjen. Krijoni ide së bashku, organizohuni që të lini çdo javë një darkë romantike, si natën tuaj. Mos jini striktë ndaj zbatimit të këtyre ideve, sigurisht që ka tolerancë nëse dalin punë gjatë rrugës, por mos harroni të caktoni një ditë tjerër.

Shkoni të bëni pazar së bashku dhe zgjidhni një gjë për vete. Filloni të bëni ju surpriza, nëse ai nuk i bën dhe tregojini në këtë rast se sa i pëlqeni ato. Një ditw do jetë ai që do t’ju kthejë surprizën.

Martesa është një hap i përgjegjshëm.

Kujdesuni që të mos bëni shumë pyetje me PSE në këtë periudhë. Mashkulli është i ngarkuar me përgjegjësinë për të çuar përpara jetën familjare. Çdo moment reflektimi kërkon kohën dhe hapësirën e duhur. Suksese dhe u trashëgofshi!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top