Posta

December 20, 2018 | 9:25

POSTA nga Denata Toçe / Ndihem i vetëm!

Jam një djalë 24-vjeçar dhe jam dënuar të jem i vetëm. Kur isha më i ri, shihja shokët e mi të përqafuar nga shoqe, të dashura. Besoja se do të më ndodhte dhe mua. Ju mund të thoni se jam vetëm 24 vjeç dhe doni të dini motivin e kësaj bindjeje. Shkaqet janë të shumta, por unë kam gjetur një dhe të vetme: jam klasifikuar si i shëmtuar! Ky është një fakt. Si natyrë jam sportiv, fizikisht por dhe si karakter. Më intereson kinemaja, artet, politika, kam kureshtje, intuitë. Jam alegro dhe i gatshëm, i respektuar dhe i sinqertë. Mos mendoni se jam egoist dhe narcisist, më besoni! Këto nuk janë gabimet e mia. Në 24 vitet e mia kam pasur vetëm aventura (të rralla dhe të shkurtra) të herëpashershme, dhe kur kam pasur interes serioz, kam marrë një hiç. Ndihem i mallkuar vetëm! Shoh çifte, disa janë mospërfillës, por janë ende çifte, dhe pyes veten: “pse jo unë? Ç’është kaq e tmerrshme?” Më ndihmoni!

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

I dashur lexues, dukeni se jeni pak i ashpër me veten tuaj. Por njëkohësisht po kuptoj prej letrës se i njihni vetes disa karakteristika mjaft të mira. Kjo gjithashtu do t’ju ndihmojë të kuptoni dhe këtë orientim të thjeshtë që dua t’ju shpreh: në të vërtetë, disa prej nesh janë të pashëm dhe tërheqës fizikisht. Shumë studime kanë treguar se këta persona favorizohen shumë herë më tepër në marrëdhënie, por kjo nuk do të thotë se janë pikërisht ata që i mbajnë marrëdhëniet më të qëndrueshme. Shumë e rëndësishme është të njohësh të vërtetën objektive që fshihet mbas suksesit të një marrëdhënie.

Besimi është i pari. Nëse ju nxiteni nga besimi se jeni i shëmtuar dhe se jeni destinuar të qëndroni i vetëm, atëherë mos u çudisni që edhe njerëzit që do të keni pranë do të mendojnë të njëjtën gjë. Do të shikojnë tek ju atë që ju drejtoni dhe jo atë që në të vërtetë shikojnë. Lëreni marrëdhënien të vazhdojë natyrshëm me besimin se ju meritoni të keni marrëdhënie të mirë, të denjë përpara se të mendoni se do të duhet të zgjasë. Se sa zgjat, atë do ta tregojë vetëm koha, mjafton që ju të keni besim tek vetja dhe të tregoheni i natyrshëm.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 133

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top