Posta

February 5, 2020 | 8:05

Posta nga Denata Toçe / Nuk dua ta humbas lidhjen!

Jam e fejuar prej rreth një viti. Marrëdhënien me të fejuarin e kam pasur shumë të mirë deri para pak kohësh. Kalon shumë kohë me shokët dhe bezdiset kur e pyes se si e kalon ditën. Ne jetojmë larg. Edhe kur shkoja te shtëpia e tij rrija gjithë kohën mbyllur. Një herë kur i kërkova të dilnim për kafe (pasi kemi dy muaj pa kaluar kohë bashkë), ai m’u përgjigj gjithë nerva: “nuk dua të dal me ty”. Në debat e sipër u zumë keq dhe më solli në shtëpinë time. Më vonë u kishte thënë prindërve që u ndamë, pa dijeninë time. Ai mërzitet shumë kur tregoj kujdes të vazhdueshëm për të dhe thotë që e stresoj. Fola një ditë me vjehrrën në telefon dhe nga përshtypja e bisedës më la të kuptoj që ajo ishte në dijeni të ndarjes sonë. Frika ime qëndron mos ndoshta po e humbas?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Keni të drejtë kur mendoni se keni frikë se mos e humbisni të fejuarin tuaj. Pyetja ime është: çfarë po humbisni në të vërtetë? Është familja e tij një arsye aq e fortë sa t’i japë jetë fejesës suaj? Po kënaqësia, dëshira për t’u argëtuar, për të qeshur së bashku, për të ndarë mendimet e të ardhmen me njëri-tjetrin, partnerin tuaj, a nuk është një e mirë e madhe që sigurisht, në këtë rast, jua siguroj që do të kishit REALISHT frikë ta humbitnit partnerin tuaj.

Në letrën që më keni dërguar, më shkruani disa herë se ai bezdiset. A nuk do të ishte e udhës që në një lidhje dashurie, bezdisja të mos ishte e pranishme? Partneri juaj të rrokte telefonin me mall e me dëshirë për të të treguar se si e kaloi ditën? Komunikimi është një aset shumë

i rëndësishëm në marrëdhënie. Të ftoj ta shikosh me prioritet sikundër dhe përpiqesh ta aplikoni dhe me partnerin tuaj, por fatkeqësisht duket dhe nuk merrni shumë përgjigje prej tij. Por, nga ngjarjet që ju më tregoni, një përgjigje meritoni t’i jepni vetes suaj: a është ky partneri i duhur me të cilin dua të lidh jetën time? Dhe jua siguroj, jeta nuk është aq e shkurtër. Kërkon të kujdeseni mirë përpara se ta ndani atë me një person, i cili çdo ditë do të jetë pranë jush. Si parashikoni të qëndrojë pranë jush partneri në fjalë, për një kohë të gjatë, nëse brenda një viti ju ka rikthyer në shtëpinë tuaj? Përgjigjen e kësaj pyetje e keni brenda jush. Merrni vendimet mbi jetën, pa bërë kompromis me lumturinë tuaj.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top