Posta

November 22, 2019 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Nuk duroj dot mungesën e përsosmërisë

Nuk duroj dot mungesën e përsosmërisë në pamjen time. Në të vërtetë s’kam ndonjë problem, e megjithatë çdo mëngjes para pasqyrës i deklaroj luftë të gjitha poreve të lëkurës sime, gjë që bëhet më intensive kur jam e stresuar. Rezultati, një shkatërrim i vërtetë: vraga të dukshme në lëkurë… nganjëherë, të torturoj fytyrën më duket sikur më jep kënaqësi? Ç’interpretim duhet të ketë? Si të shpëtoj nga kjo gjë? Nora. 

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Sa mirë që ju dëgjoj të pohoni se “në të vërtetë nuk keni asnjë problem”. Ndodh që individë të stresuar të merren me trupin e tyre për të shkarkuar stresin. Disa prej nesh të hanë thonjtë, të tjerë kruajnë një vend aq shumë sa e gërvishtin… rrokullisin një tufë flokësh deri në shkatërrimin e tyre. Juve ndoshta po ju ndodh e njëjta gjë.

Ka mundësi që ju mund të ndiheni mirë kur e bëni këtë “luftë” me fytyrën tuaj, duke i thënë asaj se nuk është perfekte. Kështu ju gjeni një mënyrë se si mund t’i dedikoheni diçkaje, të punoni për ta përmirësuar. Mbase kjo relakson ankthet tuaja, por vetëm për pak kohë, andaj dhe ju i riktheheni sërish e sërish.

Mund ta luftoni fytyrën sa të doni, por ka mundësi që problemi është gjetkë. Këtë mund ta konsumoni me veten tuaj duke u këshilluar tek një profesionist.

Mbase disa orë këshillimi do t’ju ndihmojnë të orientoni më mirë mendimet tuaja.

Është e udhës që krahas kësaj të mendoni seriozisht të merreni me sport, aktivitete që do të të shmangnin së pari nga objekti pasqyrë dhe së dyti nga mendimet obsesive për të qenë perfekte dhe më pas mazokiste e fytyrës suaj të shkretë, që mendoj se duhet të jetë vërtet e këndshme për ta trajtuar në këtë mënyrë.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top